5 Maj

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Le të shikojmë një bisedë interesante mes Jezusit dhe Pjetrit tek Marku 8:31-33.

Pastaj nisi t'u mësojë atyre se Birit të njeriut i duhet të vuajë shumë gjëra, do të hidhet poshtë nga pleqtë, nga krerët e priftërinjve dhe nga skribët; se do të vritet dhe pas tri ditësh do të ringjallet. Dhe ai i tha këto gjëra haptas. Atëherë Pjetri e mori mënjanë dhe filloi ta qortojëPor ai u kthye, shikoi dishepujt e vet dhe e qortoi Pjetrin, duke thënë: ''Largohu nga unë, Satan, se ti nuk ke shqisën për gjërat e Perëndisë, por për gjërat e njerëzve!''.

Dy këndvështrime të ndryshme: Jezusi po synon mbretërinë e Perëndisë dhe si do ta arrijë atë. Kurse Pjetri mundohet ta qetësojë Mbretin e Tij dhe e mori mënjanë. Kjo situatë ka gjasa t’i ndodhi çdo lideri që po synon të filloj diçka;  nga Perëndia do të hasësh persona, madje edhe në skudrën tënde, që duan “të ndihmojnë” duke ta ndryshuar vizionin. Le të shikojmë çfarë na mëson Jezusi, si duhet të sillet lideri në raste të tilla: 

Vizioni të ketë në bazë vlerat e tua. A është e qartë përse do ta bësh atë gjë, a është për të zgjeruar Mbretërinë e Perëndisë dhe ndikimin e Tij apo më shumë për prestigj, për të rënë në sy, për më shumë të ardhura…
* Korrigjoi ata që ikin nga vizioni ose duan të të ndryshojnë ty. Kam hasur persona që e thonë troç axhendën e tyre si Pjetri, mos e bëj këtë, por bëj këtë, por shumica janë dinëzar, vijnë si shokë por pastaj të dëmtojnë rrugës. Ji shumë i qartë me ta: “Jo, ky është vizioni i kësaj kishe, i kësaj shërbese, nëse idetë e tua nuk shkojnë me këtë që më ka vënë Perëndia në zemër atëherë nuk do ishte mirë të bëhesh pjesë e ekipit tim, fillo diçka vetë më këto ide ose kërko një grup tjetër që ka këto ide.
* Kujtoi dhe nxite skuadrën që të heqin dorëë nga gjërat që mendojnë ata se janë të mira dhe të synojmë vizionin. Kur bashkon një grup, njerëzit që janë ose pretendojnë të jenë lidera kërkoju përulësisht të heqin dorë nga ajo që kanë në mendje dhe të bëhen “palë” me ty në këtë vizion të përbashkët. Nuk mund të arrihen disa lloje vizioni brenda një grupi, ose do të ketë inisiativa por nuk do të ecin dot.
* Ji gati për ta paguar çmimin që duhet për të arritur vizionin. Çdo gjë e ka një çmim; kam një shok që edhe kur ha bukë djersitet, jo më të mundohesh të arrish diçka të madhe. Do të kërkohet të paguash një lloj çmimi, disa herë do shumë kohë, energji extra, reputacion, para, netë pa gjumë, lodhje, do të keqkuptohesh, kritikohesh, përbaltesh …. Por çdo gjë e mirë e ka një çmim dhe i pari që duhet ta paguaj atë çmim është vizion—mbajtësi. 

Jezusi e bazoi vizionin e Tij mbi vlerat që kishte, mbi gjërat që çmonte, që vlerësonte më shumë. Çfarë gjërash çmon ti më shumë, vlerëson ti më shumë? Po vizioni që ke; a lidhet ngushtë me gjërat që vlerëson? Cilat janë ato? 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Pjetri, Lider i Veçantë?

Pjetri, Lider i Veçantë?
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>