18 Maj

Si Të Mos Abuzosh Me Autoritetin Si Prind, Lider?

Nga e hëna deri të mërkurën pamë tre fazat e bijve dhe bijave. Sot dua të lexoj dhe interpretoj disa vargje që, nëse nuk e njeh kontekstin e Shkrimit mund t’i keqkuptosh. Jezusi po u flet farisenjve për abuzimin shpirtëror që ushtronin mbi njerëzit. Ai i qorton ata dhe u dha disa parime. Ja ta lexojmë. Së pari: 

Mateu 23:8-10 Por ju mos lejoni që t'ju quajnë rabi (mësues), sepse vetëm një është mësuesi juaj: Krishti, dhe ju të gjithë jeni vëllezër. Dhe përmbi tokë mos thirrni askënd atë tuaj, sepse vetëm një është Ati juaj, ai që është në qiej. As mos lejoni që t'ju quajnë udhëheqës, sepse vetëm një është udhëheqësi juaj: Krishti.

Ja ta shpjegoj këtë pasazh. Së pari, në këto vargje përmendet gjithë triniteti. Mësuesi, është Fryma e Shenjtë. Jezusi tha: Unë do të shkoj por do t'ju dërgoj dikë që do t'ju mësojë në çdo gjë, Frymën e Shenjtë. 
Ati juaj që është në qiell, pastaj udhëheqësi që është Krishti. Kuptimi udhëheqës është pronari, Zoti yt.  

Aryeja pse Jezusi e tha këtë ishte sepse Farisenjtë ngordhnin për tituj dhe përdornin titujt për të ushtruar autoritet, presion ndaj njerëzve. Jezusi po u thotë atyre: "Ju po shfrytëzoni autoritetin që iu jep titulli, por në fakt nuk e keni ju këtë të drejtë. Autoritetin e ka Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë. Kurse ju me njëri - tjetrin, jeni vëllezër dhe motra.
Akoma edhe sot, njerëzit kanë qejf t’i përdorin tituj, emrat, gradat. Madje ka pastorë dhe drejtues që nuk të përgjigjen nëse nuk u drejtohesh me titullin para emrit, pastor Filani.
Krishti thotë se pavarësisht se çfarë pozicioni, titulli ke, nëse ai personi është 20+ trajtoje si vëlla dhe si motër në Krishtin, si të barabartë. 

A e kishte menduar ndonjëherë kështu këtë pasazh? A del qartë nga këto vargje se kujt i takon autoriteti dhe si duhet të sillemi me njëri-tjetrin? 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>