Si kanë qenë këto grimca të kësaj jave? Shiko, dua ta theksoj sa më shumë këtë, nderoji prindërit, nderoji gjithë jetës, duaji sa më shumë të mundesh, merri në telefon, a ke mundësi përditë? POR, nëse je 20+ mësohu t’i japësh drejtim jetës vetë.
Për prindërit; ndihmojini bijtë tuaj në këto faza. Mos ua lër mangët gjërat që shkojnë me moshën, fazën e jetës ku ndodhesh. Por mos i torturo duke i mbajtur lidhur pas vetes. Sepse bota jashtë është e egër dhe ai/ajo ka nevojë të përballet me të; në mos sot, neser.
Ama, kur bijtë dhe bijat janë 0-12 vjeç, mësoji disiplinën. Ndihmoje të flejë në orar, të zgjohet në orar, të krijojë ritme, kur hahet buka, kur bëhen detyrat, kur luhet, kur fiket Tv, kur luhet me cel e kur jo. Vetëm brenda kësaj moshe e ke mundësinë e artë për t'i dhënë disiplinat që i duhen. Më vonë, kur të jetë adoleshent, do të jetë bezdisje, do të ngjajë kontrolluese. Kjo është mosha për të stabilizuar disiplinat e duhura.
Kur bijtë dhe bijat janë 13-19 vjeç, jepu udhëzime për jetën, tregoju të bukurën dhe të shemtuarën. Udhëzoji nëpër gjërat ku duhet të ecin. Drejtoji te Krishti, lutu me ta, nxiti të bëjnë kohën me Zotin. Por mos i trajto më si bebe; po bëre gabim do të fus në banjë. Iku banja, nuk pi më ujë. Adoleshenti merr telefonin dhe rri kot në banjo vetë, shkon për të bërë 1-shin në banjë dhe rri dy orë me telefon në dorë. Nuk është më dënim. Bijtë në kohën e adoleshencës kanë kohën e udhëzimit, mësimit. Merri me vete te puna, te kafja, aty ku po shkon ti, rri me ta shumë, jepu parime në biseda e sipër, bëju pyetje.
Por kur bijtë dhe bijat jane 20+ lëri të fluturojnë. Kjo është më shumë për çunat. Duket sikur gocat, po filluan shkollën e lartë, vijnë në Tiranë dhe janë më të pavarura, kurse çunat s’duam t’i lëmë shumë të lirë. Prindër, ashtu i lini të vegjël ata, lërini të fluturojnë. Do të të duan më shumë!
A ishin ndihmë grimcat e kësaj jave? Cilat ishte më shumë ndihmë për ty? Nëse kë dëshire bëji share, dërgoja dikujt gjithashtu.