Ja si tha Pali te 1 Timoteut 2:1-4 Të bëj thirrje, pra, para së gjithash, që të bëhen përgjërime, lutje, ndërhyrje dhe falënderime për të gjithë njerëzit, për mbretërit e për të gjithë ata që janë në pushtet, që të mund të shkojmë një jetë të qetë dhe të paqtë me çdo perëndishmëri dhe nder. Sepse kjo është e mirë dhe e pëlqyer përpara Perëndisë, Shpëtimtarit tonë, i cili dëshiron që gjithë njerëzit të shpëtohen dhe t'ia arrijnë njohjes të së vërtetës.
Le të lutemi për Këdo, për të gjithë. Sepse Perëndia i do të gjithë, Ai i njeh me emer dhe vdiq ne kryq për të gjithë. Jezusi fton çdo njeri ta njohë dhe ta pranojë atë.
Pali thote, lutuni per te gjithe njerezit, te vargjet me lart.
Bibla flet te Luka 15, për gjërat e humbura, delja e humbur, monedha e humbur. Dhe personit që i ka humbur delja ose monedha, ai/ajo kërkon gjithë vendin derisa e gjeti. Dhe ashtu si ky personi kërkon gjënë e humbur dhe gëzohet kur e gjen, ne jemi ky personi që shkon pas një të humburi që ta gjejë dhe ta sjellë te Perëndia.
1 Timoteut 2, pasazhi me lart Pali thotë: Perëndia dëshiron që të gjithë të shpëtohen. Edhe ata që e shajnë dhe tallen me të edhe ata që janë afer tij dhe e nderojnë atë.
Pjesa jonë kjo është sipas Shkrimit, të lutemi dhe të shkojmë tek dikush për ti thënë lajmin e mirë.
Ja disa persona që janë lutur dhe kanë ndërmjetësuar për të tjerët:
Gjoni 17, Jezusi vetë u lut për njerëzit. Ai erdhi bëri mrekulli dhe shërimi, Perëndia i mishëruar, por ama para se te vdiste në kryq u lut për ne, dhe na la modelin, që të lutemi dhe ndërmjetësojmë.
Zanafilla 18 Abrahami u lut, këmbënguli për të humburit në Sodomë dhe Gomorë.
Eksodi 32 Moisiu u lut, ndërhyri për Izraelitët.
Duke parë këto modele sesi të tjerë janë lutur dhe kanë ndërmejetësuar për të tjerët që Perëndia të ndërhynte dhe të bënte diçka, le te lutemi ne për njerëzit në botën tonë, ata që na rrethojnë dhe që nuk e njohin Jezusin.
1-Që sytë e tyre të hapen. Të kuptojnë nevojën për Perëndinë në jetën e tyre.
2-Që dikush do iu thotë diçka, do lexojnë diçka, do shohin diçka, do takojnë dikë që do t’ju flasë për Jezusin dhe dashurinë e Perëndisë.
3-Që do e pranojnë Jezusin në jetën e tyre.
Lutja hap rrugë aty ku duket se s’ka rrugë. Tirana ka 1 milion banorë, po ne le të mendojmë për atë 1 person, për 1 që kemi afër, që e njeh dhe e do shumë.
Hajde lutemi tani:
Atë lutemi tani për ato persona që na erdhen në mëndje. Lutemi që do iu zbulohesh atyre, lutemi që do të çosh dikë tek ata dhe ata do e hapin zemrën dhe do të besojne ty. Nëse jam unë ai që duhet të shkojë për të folur me të, më përdor mua. Në emrin Jezus. Amen!