16 Qershor

Lutu Për Mirëqënien E Qytetin Tonë

Ja si thotë Shkrimi për qytetin tënd… Jeremia 29:7 Kërkoni të mirën e qytetit ku je dhe lutjuni Zotit për të, sepse mirëqenia juaj varet nga mirëqenia e tij.

Tirana është qyteti ynë, këtu na ka vendosur Perëndia, lutemi për të mirën e qytetit sepse mirëqenia jonë varet nga mirëqenia e Tiranës. E njëjta gjë është për secilin prej jush që jetoni në një qytet tjetër në Shqipëri ose jashtë saj. 

Pse të lutemi për kryeqytetin? Sepse ndryshimi fillon në këtë qytet dhe vazhdon nëpër qytetet dhe fshatrat e tjera. Nehemia dhe Jezusi, qanë për gjëndjen e mjeruar të qytetit të tyre, Jeruzalemit. Ndoshta ndonjër mund të thotë, po pse të lutem për mirëqenien e Tiranës kur në këtë qytet ndodhin shumë gjëra të liga: drogëra, prostuticion, korrupsion, shumë gjëra ndodhin në këtë qytet që s’jane të mira. Kur Zoti i tha Jeremias lutu për qytetin, e ka fjalën për Babiloninë, vendin ku ishin në mërgim, vend shumë i lig. Por lutu i tha Perëndia Jeremias.
Mund të lutemi fort për Tiranën nëse së pari na vjen për të qarë kur e shikojmë gjendjen e këtij qyteti.
Lutemi që banorët e këtij qyteti do të njohin Krishtin. Sepse kur dikush njeh Krishtin dhe i beson atij ndizet drita e Perëndisë në atë qytet, sepse ndjekësit e Jezusit janë drita aty ku janë.
Pse tani, sepse jemi në kohë të veshtira, ka shumë dëshpërim në këtë vend, njerëzit po ikin, ata që janë këtu po kalojnë shumë sfida.  

Lutemi për qytetin e rëndësishëm të Shqipërisë dhe Shqiptarisë. Tiranën tonë. Fillo të lëvizësh o Zot dhe vazhdoje nëpër gjithë Shqipërinë dhe Shqiptarinë.
Kur ka qenë hera e fundit që ke qarë për qytetin tënd? Mund të jemi ankuar shpesh, nuk na pëlqen kjo apo ajo. Por a kemi qarë si Jezusi dhe si Nehemia për qytetin tonë? Sepse kjo tregon sesa shumë e duam këtë qytet.
Ne jemi drita e Perëndisë në këtë qytet dhe le të na përdorë Perëndia për të ndarë lajmin e mirë të Jezu Krishtit.
Nëse lutjet tuaja duken të vogla, sikur s’do të kenë ndikim, dua të kujtoj se mjafton një çelës i vogël për të hapur një derë të madhe. Lutjet tona mund të duken të vogla por do të hapin dyer të mëdha nëpërmjet Perëndisë. 

Lutemi për punëtorë në të korrat e Perëndisë. Jezusi tha, të korrat janë të mëdha por punëtorë ka pak. Por tha, lutuni Atit të të korrave, e korra është e Tij, lutuni Atij, kërkoni Atij që tju japë punëtorë. 

A lutemi bashkë që tani:
Atë, në emrin Jezus, sjellim para fronit tënd Tiranën tonë, kërkojmë të bjerë shiu i favorit tënd, shiu i mëshirës tënde mbi këtë vend, cep me cep. Bëj që njerëz, shumë njerëz, qindra e mijëra do të vijnë të njohin ty këtë verë. Na përdor o Atë, vepro o Atë, lëviz o Atë, në emrin Jezus, amen! 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>