18 Qershor

Lutemi Për Më Shumë Ungjilltarë

Lutemi për sa më shumë ungjilltarë që do ta ndajnë lajmin e mirë këtë vetë. Ja si thuhet te 2 Timotuet 4:5 Por ti rri syçelë në çdo gjë, duro vuajtjet, kryeje punën e ungjilltarit, përmbushe plotësisht shërbesën tënde.

Kryeje punën e ungjilltarit dhe jo vetë Timoteu, por çdo besimtar është ungjilltar. Kur e ke marrë lajmin e mire, është përgjegjësia jonë për ta shpërndarë atë gjithashtu. 

Imagjino sikur çdo lagje në Tiranë të ketë një ose disa ungjilltarë që ndajnë lajmin e mirë aty ku janë. Të gjithë e kemi thirrjen, nxitjen nga Perëndia për të qenë ungilltar. Dhe për ty që di ta ndash lajmin e mirë po sikur të trajnosh, udhëzosh dikë, ta ndihmosh një person që edhe ai/ajo të dijë si ta ndajë lajmin e mirë si ty. 

Le të Lutemi që Perëndia do i mbyshë plot me Frymën e Shenjtë çdo ungjilltar dhe që ata do të jenë guximtar. Sepse disa herë themi, po unë nuk di shumë, nuk kam pajisjet e duhura, nuk kam materialet e duhura, ajo që duhet është: Të shkojnë me fuqinë e Frymës së Shenjtë dhe të ndajnë atë që dinë dhe të lutemi për dikë dhe t’ia lënë rezultatin Perëndisë. Sepse Ai, Fryma e Shenjtë i bind njerëzit për mëkat është puna e Tij. Puna jonë është t’iu themi atyre.
Lutemi edhe për ungjilltarët që janë të heshtur dhe të fshehur dhe nuk po ndihen, që Fryma e Shenjtë do i
trazojë dhe do të lëvizin, do të bëjnë diçka për të fituar një më shumë për Jezusin.
Sepse tashmë Tirana ka rreth 100 kisha ungjillore bashkë me fshatrat. Nëse themi një numër të ulët, sikur secili nga këto kisha të ketë 30 veta i bie që janë 3.000 persona që e kanë lajmin e mirë që janë 3.000 ungjilltarë të mundshëm që mund ta ndajnë lajmin e mirë me dikë te puna, te shkolla, te familja, te kafja e lagjes, kudo që ndodhen.  

Dua ta mbyll me këtë varg: Romakeve 1:16 Në fakt unë nuk kam turp për ungjillin e Krishtit, sepse ai është fuqia e Perëndisë për shpëtimin e cilitdo që beson, më parë judeun e pastaj grekun.

Fuqia e Perëndia fillon të veprojë tek një person kur ai/ajo dëgjon lajmin e mirë dhe zgjedh të besojë Jezusit. Por, si do ta dëgjojë nëse s’ka kush t’ia thotë? 

Le të lutemi bashkë: 
O Atë në emrin Jezus lutemi dhe kërkojmë, së pari të falenderojmë që e solle lajmin e mirë tek ne. Së dyti, a do na mbushësh plot me Frymën e Shenjtë dhe do na nxitësh të ndajmë lajmin e mirë me dikë sot. Ktheje, në emrin Jezus lutemi, ktheje çdo besimtar në ungjilltar që të ndajë lajmin e mirë me dikë që sot. Na mbush me dëshmi o Atë, që të dëgjojmë sesi dhjetra, qindra, mijëra kanë marrë guximin dhe po ndajnë lajmin e mirë me dikë. Amen!


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>