Së pari, dua të nxis të mendojmë dhe të praktikojmë këtë gjë, siç thotë vargu por në kontekstin e familjes: Mark 11:17"Shtëpia ime do të quhet shtëpi e lutjes për të gjithë kombet" Imagjino sikur çdo shtëpi të jetë shtëpi lutje dhe çdo kishë të jetë shtëpi lutje dhe çdo ditë të lutemi bashkë me familjen për 30 minuta. Mund të ndodhë siç thuhet te Veprat 2:47 Zoti i shtonte kishës çdo ditë ata që ishin shpëtuar. Zoti do që çdo ditë dikush të shpëtohet.
Në botë, çdo ditë 68 mijë njerëz zgjedhin t’i besojnë Jezusit. Dhe të gjithë kemi pjesën tonë në ndarjen e ungjillit. Pavarësisht se mund të kemi siklet, ndrojtje, pasiguri, është pjesa jonë të ndajmë lajmin e mirë.
Dhe bashkë le t’i thërrasim atij: Na jep mundësinë o Atë, për të ndarë lajmin e mirë me dikë këtë javë.
Dua të ndaj shumë shkurt për katër gjëra që tha Jezusi për korrjen në Bibël:
1-e korra është e madhe. Tirana është sa 1/3 e Shqipërisë por më pak se 1% besojnë te Jezusi dhe kanë marrdhënie personale me të.
2-e korra është gati, nuk kemi pse presim me. Kur gruri është gati, po u vonua ca korrja, ai do të dëmtohet.
3-punëtorët janë pak, ka por disa nuk duan të shkojnë, të punojnë, kam komplekse, pasiguri… .
4-lutu Atit për punëtorë. Kur Ati do iu thotë, ata do të çohen për të korrur arën e tij.
Dhe këto katër gjëra le të kthehen si në katër pika lutje gjithashtu.
Lutemi në emrin Jezus për rizgjim, për punëtorë, për mobilizim, për financa dhe për burimet të tjera që do të na duhen. Dhe lutemi për fryte që do të zgjasin, siç tha Jezusi.
Si thua, a je gati? Nëse po përshpërit një lutje, ndoshta je ti personi që mund të jesh në të korrat e Perëndisë gjithashtu.