21 Qershor

Frymë e Shenjtë Lëviz

Le të lutemi që Fryma e Shenjtë do të mbushi çdo besimtar ndërsa Ai vetë krijon mundësi për të ndarë lajmin e mirë, siç ishte me Palin, te 1 Korintasve 2:4-5 “Dhe fjala ime dhe predikimi im nuk u bënë me fjalë mbushamendëse nga dituria njerëzore, por në dëftim të Frymës dhe të fuqisë, që besimi juaj të mos qëndrojë mbi diturinë e njerëzve, po mbi fuqinë e Perëndisë.”

Gjithë andej ka fjalë dhe informacione, trajnime, tutorialë, dije, shkrime, video… Ka pafundësi idesh, planesh, nxitjesh… Perëndia do që të varemi nga Fryma e Shenjtë, në fuqinë që na jep Ai, në fjalët dhe gjërat që do të bëjmë. Dhe është shumë gjë e mirë kjo sepse nuk kemi pse të stresohemi por lëvizim me ritmin e Frymës. 

Pastaj dua të kujtoj atë që tha Jezusi te Gjoni 15:7 Në qoftë se qëndroni në mua dhe fjalët e mia qëndrojnë në ju, kërkoni çfarë të doni dhe do t'ju bëhet.
Ky varg nuk është nxitje për të ushqyer egoizimin, “ja si thotë Perëndia do të më japë çfarë të kërkoj dhe po kërkoj çfarë të më vijë nëpër mendje.” Dhe ta bëj Perëndinë të më vijë sipas avazit tim. Ne nuk duam që gjerat të bëhen sipas kokës tonë sepse e dimë sesi shkojnë gjërat po i bëmë sipas kokës tonë. Perëndia na fton të jetojmë një lloj jete që së pari e ndjejmë praninë e tij përditë. Ose më mirë, jemi të vetëdijshëm për praninë e Tij sepse ndjenjat tona kanë ulje dhe ngritjet e veta. Dhe këtë vetëdije, këtë lidhje e bën Fryma e Shenjtë brenda nesh. Ne na është dhënë kapari, që është Fryma e Shenjtë. Shkrimi thotë, Ai ka vendosur një thesar të çmuar në enë prej balte. Po flet për ne, kur thotë ene prej balte sepse ne jemi të brishtë, thyhemi kollaj, sot jemi nesër s’jemi. Por edhe pse jemi të brishtë, Ai ka vendosur Frymën e Shenjte brenda nesh. 

Siç thote vargu, nëse qendroni në mua tha Jezusi, nëse e merrni për bazë atë që thotë Jezusi, e çmojmë atë që thote ai, siç e çmonte dhe e ruante Maria, nëna e Jezusit Maria i ruante të gjitha këto fjalë, duke i medituar në zemrën e saj. Luka 2:19 Ajo i ruante fjalët profetike që i tha ëngjëlli që ti je e zgjedhur, ti do të sjellësh Jezusin, pastaj profetët Ana dhe Zakaria që e takuan, barinjtë që e takuan, gjithë përjetimet që mori, i ruante në zemrën e saj për fëmijën që do të linte dhe do të rriste. 

Pra, qëndrojmë në Të, e ruajmë në zemër çdo fjalë që lexojmë nga Bibla. Dhe i pranojme si Fjalë personale për në, sa herë që bën kohën e qetë, çdo ditë nga 10-15 minuta, lexon 3 kapituj të biblës dhe një fjalë ose një varg çdo ditë, atë varg ruaje në zemër, si vargun e ditës. Si vargun që të ka folur Perëndia. 

Dhe shiko, kur ke Frymën e Shenjtë dhe lexon Biblën, ti bëhesh njësh me zemrën e Zotit, pastaj ti kërkon çfarë të duash dhe do e marrësh. Sepse në këtë pikë, ti dëshiron gjëra që janë brenda vullnetit të Perëndisë. Dëshiron të bëhet vullneti i Perëndisë në tokë, siç bëhet në qiell. Dhe kjo nuk na vjen natyrshëm por nëpërmjet Frymës së Shenjtë që na fuqizon, na rregullon perspektivën dhe na ndihmon ta ndajmë lajmin e mirë. 

Këtë dua të nxis sot: Jetoje jetën çdo ditë me ndjesinë, dijeninë që Ai është aty me ty. Lexoje Fjalën. Njihe zemren e tij! Pastaj lutu, kërko para Tij. Shiko, nuk ka probleme në botë, që Perëndia të mos e ketë një zgjidhje. Dhe ndërsa e kërkojmë Fryma na i jep zgjidhjet, na jep urtësinë e Perëndisë, na jep mendjen e Perëndisë. Dhe pasi na e jep urtësinë e Tij ne i shërbejmë të tjerëve sipas sfidave që ata po kalojnë. 

Lutem që do të qëndrojmë në Fjalen e Tij, që do të mbushemi dhe ri-mbushemi me Frymën e Shenjtë dhe do iu shërbejmë njerëzve sipas çdo situate që na sjell Perendia. 

Po sikur të ndalosh tani dhe të lutesh për këtë gjë?!


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>