4 Korrik

Lutemi Për Ringjallje Frymërore

Ringjallje frymërore do të thotë, njerëzit do të duan vetë të dinë për Perëndinë, do të duan vetë që ta njohin atë. Fryma e Shenjtë të lëvizë aq fort saqë njerëzit do të duan ta njohin, ta pranojnë Jezusin, t’i japin jetën Atij. Siç thuhet te Veprat 2:17 Dhe në ditët e fundit do të ndodhë, thotë Perëndia, që unë do të përhap nga Fryma ime mbi çdo mish; dhe bijtë tuaj e bijat tuaja do të profetizojnë, të rinjtë tuaj do të shohin vegime dhe të moshuarit tuaj do të shohin ëndrra.

Dhe direk pasi tha këto gjëra, të shtyrë nga kjo Frymë, Pjetri dhe Gjoni filluan të bënin gjëra. Filluan duke ndarë lajmin e mirë, 3 mijë njerëz besuan. U kujdesën për njerëzit në nevojë. Dhe një ditë takuan një person që nuk ecte, ai iu kërkoi lek por ata i thanë, lek s’kemi por atë që e kemi do ta japim, të kërkojmë që të çohesh në këmbë në emrin Jezus dhe ai u hodh, i ngrit me vrull dhe u shërua.

Kemi nevojë për këtë lloj manifestimi të fuqishëm të Frymës. Pooo, prania e Zotit mbush qiellin dhe tokën, por le të kërkojmë diçka të fuqishme si Moisiu. Kur Moisiu po çonte popullin e Izraelit drejt tokës së premtuar, i kërkoi Perëndisë ji me ne, po nuk qëndrove ti me ne, më mirë të mos nisemi. Këtë se kuptoj, prania e Zotit mbush qiejtë dhe tokën, si të jetë me ta, kur Ai është me ta?
Por Perëndia i tha, sigurisht që do të jem. Dhe ditën, ata e shikonin praninë e Zotit në kollonë reje, natën me kollonë zjarri. Prania e Perëndisë u duk shumë e qarte dhe i orientonte, kur reja levizte ata lëviznin, kur reja ndalonte ata pushonin.

Le të lutemi për të demonstrim të fuqishëm të Perëndisë, le të trazohet ky vend dhe të ketë ringjallja frymërore. Le të predikohet lajmi i mirë, le të kujdesemi për njëri tjetrin, për nevojat e njerëzve përreth. Le të duket e gjallë dhe shumë e dukshme prania e Frymë së Shenjtë me shenja e mrekulli si atëherë. Sepse kemi të njëjtin Zot, dje, sot dhe përjetë, le të kërkojmë për ringjallje të fuqishme në gjithë Tiranën tonë, Shqipërinë tonë, Shqiptarinë tonë.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>