11 Shtator

Unë Zgjedh Të Jem Bujar

Këto grimca shprese dhe inkurajimi për këtë javë do të jenë nxitje si të jemi bujar në çdo zonë të jetës tonë. 

Kur isha besimtar i ri, kjo më tërhiqte gjithmonë: A ka një hap tjetër? Cili është hapi tjetër? Dakort, zgjodha Krishtin, e shkuara u pastrua, jeta pas vdekjes u sigurua në përjetësi me Perëndinë, po e sotmja dhe ndërkohë që jam në tokë, çfarë pret Perëndia që të bëj? Këtu arrita, çfarë ka më tej? Edhe një hap, edhe një hap. 

Për mua, për veten time kam hapësirë për t'u përmirësuar përditë. Kam nevojë për të hedhur një hap të ri përditë. Uroj që ti e ke zgjedhur cili do të jetë hapi yt i ri në këtë sezon të ri. Perëndia nuk do që të rrish në fazën ku e fillove, do që të rritesh, forcohesh, përmirësohesh, hap pas hapi. 

Grimcat e kësaj jave kanë lidhje me diçka që është permendur 10 herë më shumë sesa lutja. Është përmendur 3 herë më shumë sesa dashuria madje. Ndonjëri mund të thotë, po dashuria është mesazhi kryesor i Biblës. Në fakt nëse dashuria nuk jepet, nuk vlen për asgjë. Prandaj këtë javë le të shikojmë dhe të përkushtohemi: Unë Zgjedh Të Jetoj Një Jetë Me Bujari!

Dua të të nxis që të rrish i qetë, nuk do të kerkoj të japësh ndonjë gjë. Nxijta është, si të jem bujar në çdo zonë të jetës sime? A e ke dëgjuar më parë këtë thënien: Vlera e jetës nuk percaktohet nga sa kam mbledhur apo arritur por sa kam dhënë nga jeta ime për të tjerët

Dua të them për vete, unë jam shumë i pasur. Edhe pse shtëpinë e kam akoma me kredi, makinën ma ka dhuruar një shok, jetoj një jetë mesatare, të thjeshtë. Por sipas kësaj thënies, jam shumë i pasur sepse kam dhënë dhe po jap nga jeta ime për të tjerët. 

Ndërkohë që do të flas për bujarinë dhe nëse ti je bujar dua vetëm sa të të nxis që ky zakon bujarie të vazhdojë kurse për dikë që nuk e praktikon bujarinë, dua që ta përjetosh gëzimin që vjen nga një jetë bujare. Sepse ja si thote Bibla te Fjalët e urta 11:24 Ka nga ata që janë shumë bujar dhe bëhen më të pasur, dhe ka nga ata që kursejnë më tepër se duhet dhe bëhen gjithnjë e më të varfër. Nje varg tjeter… Fjalët e Urta 11:25 Njeriu bujar do të pasurohet dhe ai që vadit do të vaditet gjithashtu.

Do të pasurohet, ka kuptimin, Perëndia do të shtyjë më tej, më shumë atë që po bën. Kurse ky është varg bombë: Veprat 20:35b Të kujtohen fjalët e Zotit Jezus, i cili tha: "Ka më shumë lumturi të japësh sesa të marrësh!

Kjo ishte sa për hyrje, duke filluar nga nesër do të shikojmë se çfarë i tha Pali kishës në Korinth, kishë të cilën e filloi vetë. Pali shkroi 2 Korintasve për t'u dhënë mësime të qarta nga teologjia, disa korrigjime, disa inkurajime. Kurse te kapitujt 8 dhe 9 ai u shkruan dhe u kujton, kur isha tek ju, doja që të bënit një ofertë për t’ia çuar kishës në Jeruzalem, kisha mëmë, kisha e parë. Si nderim për ta, ata ishin kisha e parë sepse 

nga Izraeli erdhi Jezusi. Do të kemi katër parime sesi të jemi bujarë ose më mirë si të zgjedhim të jemi bujarë në çdo zonë të jetës sonë.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>