24 Maj

Perëndia im!

Vargu i ditës: "Në fakt një është Perëndia, dhe një i vetëm është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve: Krishti Jezus njeri." 1 Timoteut 2:5

A e ke parasysh kur do të bësh diçka dhe ka vetëm një mënyrë, ka vetëm një rrugë? Apo kur po shkon diku dhe ka vetëm një rrugë për të shkuar atje? 
Këtë bëri edhe Jezusi për ne, kjo ishte e vetmja mënyrë që Ai të vdiste në kryq për mëkatet tona. Nuk kishte mënyrë tjetër. Do të bëhej fiks në atë mënyrë dhe shumë profeci kanë shkruar për atë ndodhi që ndryshoi faqen e botës. Edhe për këtë, duhej pikërisht Ai, Jezusi për ta kompletuar shpëtimin tonë. Nuk mund të kishte një rrugë tjetër, nuk mund të ishte dikush tjetër përveç atij. 

Ky është i vetmi ndërmjetës mes Perëndisë dhe njerëzve. Ajo që ndodhi e ka ndikuar botën për kaq shumë vite dhe kjo është ajo që një shumicë e madhe njerëzish në mbarë botën besojnë. 

Bibla thotë - Jezusi: "Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje." 

Pra, Jezusi është e vetmja rrugë për tek Ati, askush nuk shkon te Ati përveçse nëpërmjet Tij. Ai nuk është një nga rrugët, Ai është e vetmja rrugë! Kjo të ngushëllon nëpër ditë të vështira dhe të jep sigurinë se po beson gjënë e duhur dhe se shpresën e ke vënë në të vetmin Perëndi të vërtetë. 

Pëshpërit një lutje: 

O Atë, të falënderoj për sakrificën tënde, për atë që bëre për mua në kryq në mënyrë që unë të jem i falur dhe të kem akses tek ti. Zot më mbaj fort pas vetes kur gjërat dhe bota të tregojnë mijra mënyra të tjera, kur në fakt e vetmja mënyrë je Ti. Të falënderoj në emrin Jezus. Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>