28 Shtator

Si Të Mbushem Me Entuzizëm?

Kjo është pjesa e fundit për këtë javë, si të zgjedhësh të jetosh me entuziazëm dhe pse është e rëndësishme kjo gjë. Nëse nuk i lexuar të parat kthehu dhe lexoji sepse do të japë një perspektivë më të plotë. Në një botë që është copash, ti sjell praninë e Perendisë aty ku je, po si, si bëhet kjo gjë? Ja tre mënyra praktike. 

Së pari është… 
1. Zgjedhja jote. Mos prit nga dikush tjetër, është përgjegjësia jote të jesh i gëzuar, plot hare, plot entuziazëm. Filloje ditën me kohën personale me Perëndinë. Nëse s’të bën punë për shumë gjëra, vetëm që do ta mbajë armikun larg shtëpisë time, jashtë mendjes, punës, shkollës time, kaq më mjafton që ta jetoj me entuziazëm çdo ditë. Zgjidh ti, sot do ta jetoj jetën me entuziazëm. 

2. Rri me njerëz entuziastë. A e ke dëgjuar shprehjen: Nëse do të fluturosh me Shqiponjat mos rri me pulat. Nëse shqiponja rri gjatë me pulat, ka gjasa do të fillojë të kakarisë si pulat. Ne marrim nga njerëzit me të cilët kalojmë kohë. Zgjidh njerëz entuziastë që të vënë zjarrin jo që i hedhin ujë zjarrit gjithë kohës.
Ata që vetëm ankohen, bëju unfollow, ata që janë vetëm negativë për çdo gjë, bëju block, ata që dyshojnë çdo gjë, bëju delete. Kur takon Haters, futja vrapit nga ata.
Gjej disa shokë/shoqe të veçantë, që janë entuziastë, me ata rri. Që janë plot me En-Theos, plot me Perëndinë. 

3. Lutu, Perëndi bano fuqishëm brenda meje! Dhe kur je plot me Perëndinë ti je si megafon, kur ai banon fuqishëm jeta jote bëhet si megafon i tij në këtë botë. A e ke vënë re, sidomos në kohën e ndeshjes së kombëtares kur vijnë tifozët me grupe të mëdha. Gjithmonë është njeri me megafon që drejton gjithë grupin e tifozëve. Ai thotë diçka me megafon dhe të gjithë e përsërisin. Shqipri, thotë ai dhe të gjithë bashkë përsërisin, Shqipri

Është dikush që ka nevojë ta dëgjojë të zmadhuar atë që ke për t’i thënë ti. Dhe ta marrë edhe ai/ajo nga ty. Dikush ka nevojë ta dëgjojë me “megafon” nga ty: Unë Të Çmoj Shumë, Më Ke Mua, Ti Je Më i Miri, E Dua Shumë Jetën, E Dua Kishën Time, E Dua Punën Time, Shkollën, Familjen. 

Sepse edhe Perëndia na e thotë ne me megafon: Të kam falur, të çmoj siç je, të dua, nuk je vetëm. Të shikoj, e shoh çfarë po kalon, e shoh çfarë po vjen drejt teje. Më ke mua. Unë Të Njoh. Unë Të Forcoj … 

Krishti vetë shkoi me gëzim, me entuziazëm në kryq për të paguar për mëkatet tona. Nuk e morën zvarrë. U dorëzua vetë, shkoi vetë për të paguar për ne. Që ne ta zgjedhim dhe ta vendosim si Zotin e jetëve tona dhe të jetojmë jetë entuziaste, ta zgjedhim vetë. 

Miq, le të zgjedhim vetë për të jetuar jetë të tilla!


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>