Vargu i ditës: "Prandaj po ju them: mos u shqetësoni për jetën tuaj, për atë që do të hani ose do të pini, as për trupin tuaj, për atë që do të vishni. A nuk është vallë jeta më me vlerë se ushqimi dhe trupi më me vlerë se veshja?" Mateu 6:25
Sa prej nesh shqetësohemi dhe merakosemi për gjërat që duhet të veshim, të hamë, si të jetojmë e shumë të tjera si këto. A je edhe ti kështu? Mos e ngri dorën, nuk ka problem, e di...
Po sikur të mendojmë se ka më shumë se kaq? Se ka më shumë se shqetësimi për këtë apo për atë? Të mos shqetësohemi madje as për të ngrënën, të pirën, për rrobat që do të veshim. Trupi është më me vlerë se ushqimi dhe trupi më me vlerë se veshja. Këto janë gjëra për të cilat nuk ja vlen shumë të shqetësohemi edhe pse materializmi në këtë kohë është mbytës.
Dikush ka thënë: "Jeta është shumë e shkurtër që të shqetësohesh për ngjyrën e çorapeve."
Sot dua që të mendosh pak për jetën tënde dhe për gjërat që janë duke të shqetësuar dhe mund t'i peshosh sa të rëndësishme janë dhe a ia vlen të shqetësohesh? Nëse është kështu, po sikur të ndalosh për pak dhe të kujtosh se Perëndia kujdeset dhe se është shumë më e rëndësishme të kujdesesh për veten sesa për gjërat matëriale që ndoshta kohët e fundit po i kushton shumë vëmendje.
Pëshpërit një lutje
O Atë faleminderit që kujdesesh për mua dhe familjen time. Perëndi, më jep qetësinë e duhur që të mos shqetësohem për gjërat e botës por të fokusohem më shumë tek ti, të të njoh më shumë, të të nderoj më shumë me veprimet e mia. Amen.