14 Qershor

Ti je Ati im!

Vargu i ditës: "Perëndia në banesën e tij të shenjtë është babai i jetimëve dhe mbrojtësi i të vejave." 
Psalmet 68:5

Si ta di që Perëndia është Ati im? Si ta di që Ai kujdeset për mua? A ka Zot? Këto janë disa nga pyetjet që na dalin në periudha të caktuara të jetës. Kush kujdeset për ata që shoqëria i lë jashtë? Kush kujdeset për ata që mbeten vetëm për shkak të rrethanave që sjell jeta?

Kohën e pandemisë kemi parë shumë familje që kanë humbur një person të dashur. Ndjesia është vërtet e shëmtuar, sidomos kur nuk ka shpresë. Megjithatë Perëndia premton se do të kujdeset për jetimët dhe të vejat. Perëndia kujdeset për të gjithë, edhe për ata që për shumë arsye janë lënë jashtë nga shoqëria. 

Dikush ka thënë: "Nëse do të kisha mundësinë të të jepja një gjë në jetë, do të ishte mundësia për ta parë veten siç të shoh unë ty, sepse vetëm atëherë do ta kuptosh se sa i çmuar je për mua..."

Imagjino sikur dikush të ta thoshte këtë. E megjithatë Perëndia të thotë përditë të njëjtën gjë. Ai të sheh si shumë të çmuar në sytë e tij. Ai e tregoi kur sakrifikoi Birin e Tij për ty. Ti je i çmuar sepse Ai është Ati yt dhe kujdeset për ty dhe të do shumë. Kujtoja vetes çdo ditë këtë. Shikoje veten siç Ai do të shihte Ai ty. Thuaji Perëndisë: "Ti je Ati im!" dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë.

Pëshpërit Një Lutje:

O Atë, Perëndia im, faleminderit që kujdesesh për mua. Faleminderit që më ngushëllon dhe je gjithnjë aty për t'u kujdesur dhe për të më mbrojtur. Perëndi lutem që do të më kujtosh se Ti je Ati im dhe unë jam i çmuar në sytë e Tu. Lutem në emrin Jezus, Amen.  


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

  • Faleminderit per nxitjen Te kerkoj Atin tim me gjith zemer

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

    Abonohu me Email

    >