Nëse e nënvlerëson brezin e ri, zor se do t'i mobilizosh për t'u bashkuar me ty për të bërë gjërat që po synon. Ajo që kam parë është sesa shumë ndryshojnë brezat nga njëri - tjetri. Brezat ndryshojnë çdo 15 vjet thuhet në një studim. Brezi i fundit është "Generation Alpha" pra, Brezi Alfa. Këto sugjerimet që do të ndaj me ty janë për një brez më lart, "Brezi i Mileniumit", ata që kanë lidur nga 1980' e pas. Dhe nuk ka rëndësi nëse ata janë të punësuar apo janë vullnetarë; shumicën e rasteve kanë këto lloj qëndrimesh. Për mua ky brez është shumë i veçantë, jo vetem qe të punoj me ta por edhe të rri me ta, më jep shumë kënaqësi dhe merrem vesh më mirë me ta sesa me ndonjë brez tjetër. Shikoji një herë këto idetë dhe më thuaj se çfarë do të shtosh?
1. Ata Punojnë Për Veten e Tyre
Tani, nuk e thotë kaq troç, por shumica prej tyre e shikojnë jetën sikur po punojnë për vete jo për ty. Edhe nëse janë vullnetarë ose në punë të paguar. Mund të ngjajë e çuditshme por ja se çfarë s'po kuptoja...
Unë mundohesha të inkurajoja skuadrën që kisha para 10-12 vitesh në këtë lloj forme: "Jemi bashkë, ky është vizioni, do të doja të dilja në pension me ju, që nënkuptoj të jemi bashkë deri në vdekje." Dhe për shumicën ishte shumë motivuese sepse po nënkuptoja, unë kam besim te ty, bashkë do të shkojmë shumë larg.
Por, me brezin e ri, kur përdorja të njëjtat motivime, shikonin në tokë, mundoheshin të më kuptonin por përbrenda s’binin dakord derisa kuptova se shumica e të rinjve sot NUK duan të jenë në të njëjtën punë, organizatë për 40 vjet derisa të dalin në pension. Ata duan të kenë shumë përjetime duke punuar në shumë vende, me shumë gjasa as nuk e shikojnë veten në Shqiperi deri kur të dalin në pension.
Tjetra, për shkak të teknologjisë dhe kultures së "Start-up" ata mund të jenë duke menduar si të fillojnë ndonjë gjë vetë. Dikur duheshin miliona për të filluar diçka sot me aq lek sa bën një celular, po me aq lek mund të fillosh një "Start-up" vetë.
Tjetra, të gjithë duan "brand-in" e tyre. Shumë të rinj kanë logon e vet me llojin e shkrimit të tyre dhe duan të kenë hapësira për të shprehur veten me foto, dizajne, të veshurit ….
E thënë më shkurt, duan hapësira për të krijuar jetën në forma të pavarura. Por kjo është edhe gjë e mirë nese arrin t'i kuptosh. Kështu që, së pari, mundohu t'i kuptosh çfarë duan të arrijnë në jetën personale dhe si t’i ndihmosh ata për ta arritur këtë gjë. Por nëse i shikon synimet e tyre si pengesë me shumë gjasa do të shkëputesh nga ata. Por nëse ata e shikojnë që ti ua do të mirën dhe do t'i ndihmosh, me shumë gjasa do të rrinë gjatë me ty. Me drejtuesit e rinj ky është sekreti: Nëse i ndihmon që ata të fitojnë të dy do të dilni të fituar. Nëse do që t'i fitosh vetëm ti nëpërmjet tyre atëherë, do të humbasësh.
2. Ata duan të jenë pjesë e një kauze më të madhe sesa thjesht puna.
A e ke degjuar moton: "Brezi i ri do që të ndryshojë botën dhe beson që mund ta ndryshojë."
Nëse je lider në moshe, mjaft bëre xheste me fytyrë e me duar se vetë i ke nxitur të ëndërrojnë në këtë lloj forme, dhe shumë prej këtyre të rinjve po sjellin ndryshim.
Tani, vizioni, synimi i kishës, organizatës ka shumë rëndësi por a po e kap dot brezi i ri atë që po synon ti? Kujtoje në shumë forma, ne jemi këtu për të ndikuar brezin tënd. Por kujtojua shpesh pse po e bëjmë këtë që po bëjmë. Cila është kauza, synimi i madh? Nëse nuk e di cili është qëllimi, gjeje, artikuloje në fjalë, shkruaje diku. Ty mund të duket vetja super lider, dhe me shumë gjasa je, por brezit të ri nuk i bën përshtypje kjo gjë. Ata duan të dinë që po punojnë, po shërbejnë për diçka më të madhe sesa ty. Dhe nëse vizioni, synimi i kishës, organizatës, punës, nuk është përtej teje, ulu dhe gjeje dhe thuaje sa më shpesh që të mundesh.
3. Brezi i Ri e Do shumë Punën.
Shumë ankohen që brezi i ri do më shumë pushime dhe sa më pak orë pune. Në njëfarë forme është e vërtetë, brezi i ri nuk do të jetë i lidhur pas një tavoline dhe pas ca shkresash për 8 orë apo më shumë. Por nëse u kujton cili është qëllimi, pse po e bëjmë këtë që po bëjmë, ata janë gati të japin maksimumin e tyre. A i duan pushimet, sigurisht që i duan dhe fort madje. Dhe duhet t'u japësh pushime.
Por ky brez e do punën, thjesht do që puna e tyre të duket që ka rëndësi, kë vlerë, ka dukje.
4. Nëse i le pak të lirë, ata punojnë më shumë
Shumica e drejtuesve nuk kanë qejf t'u thotë njeri se çfarë të bëjnë. Dhe asnjeri fare, nuk ka qejf t'i thonë sesi ta bëjnë punën. Brezi para tyre insiston që edhe ky brez të punojë 8 me 4 ose 8 me 5 çdo ditë në të njëjtin orar dhe të jenë në zyrë çdo ditë në këtë orar.
Sot ky lloj sistemi ngjan më shumë si dënim sesa si punë. Disa herë ka arsye pse duhet të jesh duke punuar 8 orë ose më shumë në zyrë, por në shumicën e punëve nuk ke pse rri 8 orë në zyrë.
Ajo që kam gjetur me brezin e ri, është se ata duhet ta zgjedhin vetë orarin dhe do ta respektojnë më shumë. Tani, brenda një hapësire, jo çfarëdo orari që të munden. Dhe me kohët e reja, mund të ketë shumë punë që ai/ajo i bën nga shtëpia nga kafeja e lagjes, nga kompjuteri, nga celulari.
Tani, a do të ketë njerëz që duan të abuzojnë me këtë lloj hapësire, që ç’ke me atë punë. Nëse abuzojnë ulu dhe fol me të. Por ideja është, nese u jep liri, ata do të punojnë më fort dhe do të japin më shumë sesa u kërkon.
5. Nuk janë aq konfidentë sesa duken.
Brezi i ri ka ca boshllëqe konfidence sepse janë rritur duke besuar që ata mund të bëjnë çdo gjë, por jeta po u mëson aty se që të arrish diçka, duhet të dish si bëhet ajo diçka-ja. Duhen ca aftësi për ta bërë punën dhe sigurisht që jo të gjithë kemi aftësitë për t’i bërë të gjitha gjërat.
Brezi i ri që është llastuar nga prindërit, ka bërë që ata të vuajnë nga arroganca e madhe dhe vetëvlerësimi i ulët. Dhe ndërsa rriten, do të kuptojnë që ka një hendek të madh mes asaj që u është thënë dhe asaj që po gjejnë. Dhe rezultati del: "A e dini që duhet bërë ajo që po u kërkohet, por shumica ndihen të paaftë për ta përfunduar atë gjë. Kjo rregullohet kollaj fare. Ki besim te ata dhe trajnoji në gjërat që u duhen. Madje edhe në gjërat e thjeshta, menaxhimi i kohës, buxheti i thjeshtë, disiplina ose trajnimi që u duhet për punën, gjëra të tilla janë shumë ndihmë për ta.
Dhe dolëm përsëri tek ajo që ndava më lart, nëse ata e shikojnë që po i ndihmon dhe ua ke me të mirë, do që ata të rriten, ata do të punojnë më fort dhe do të duan më shumë atë që po bëjnë.
6. Ata e duan mentorimin dhe të kenë një të rritur afër.
Më habit sa të hapur janë brezi i ri për të dëgjuar nga brezi para tyre. Kur unë isha në moshën e tyre nuk doja këshilla nga ata që ishin një brez para meje. Por jo me këtë brez, ata ta dëgjojnë fjalën, duan të mësojnë nga më të rriturit, sidomos nga ata që janë 10 vite më të rritur. E kanë të vështirë ta pranojnë këshillën nga moshatarët e tyre por e kanë të lehtë për të dëgjuar një më të rritur.
Nëse je lider “i vjetër” rri me brezin e ri, njihi, mos u shko për të ofruar “ekspertizën” tënde por shko për të qenë shok me ta. Dhe mentorimi do të vijë natyrshëm. Në shumë raste brezi i ri është më i hapur sesa brezi i liderave “të vjetër”.
7. Mënyra sesi i trajton ka më shumë vlerë sesa pagesa.
Se mos keqkuptohemi, nese po punon "full-time", paguaje sa c’i takon, por ajo që dua të theksoj, është se për brezin e ri nuk është leku motivuesi kryesor. Ata mund te zgjedhin të bëjnë një punë me pak më pak lek nese klima e asaj pune është më e mirë sesa aty ku ishin. Uroj të mos nxitesh për të ulur rrogat dhe rregulluar kushtet por ideja është, leku nuk është motivuesi kryesor për brezin e ri. Kështu që rrit pasionin, qartesojë synimin, vizionin e punës, shërbesës që po u kërkon të bëjnë, ky do të ishte motivimi më i madh.
Si duken këto të shtata? Tek cila të ngeli mendja, cila mendon që s'ka lidhje fare? Çfarë do të shtoje, një apo disa ide të tjera për brezin e ri?