15 Korrik

Gëzohu te Zoti!

Vargu i ditës: "Unë do të ngazëllohem tek Zoti dhe do të gëzohem te Perëndia i shpëtimit tim." Habakuku 3:18

A të ka ndodhur ndonjëherë që të "shpëtosh" nga ndonjë situatë e çuditshme? Kur ke thënë: "Po ia hodha edhe këtë rradhë, do bëhem çuni-goca më i/e mirë në botë!" dhe pastaj shkon me vrap i ngazëllyer dhe i lumtur te personi që të bëri atë lloj nderi "të madh" dhe “të shpëtoi”. 

Sa e sa herë mund ta kesh gjetur veten në një situatë të tillë? Mendoj se të gjithë kemi patur gjëra të tilla në jetë dhe nëse nuk i ke patur akoma, mund t'i kesh! Çfarë të gëzon ty zakonisht? Në gjërat që ke? Në gjërat që po shkojnë siç i ke menduar? Ai lloj gëzimi është i përkohshëm sepse prap do të mendosh: "A ka më shumë se kaq?" dhe nëse ka, sërish do të duash më shumë dhe është diçka që do të japë një gëzim "plastik." 

Dikush ka thënë: "Lumturia është e përkohshme, gëzimi është i përhershëm!"

Mënyra e vetme si mund të ndodhë ajo thënie më lart është të gëzohesh te Perëndia i shpëtimit. Lumturia dhe gëzimi që ndjejmë në gjërat këtu në tokë, gjithnjë do të jenë të përkohshme, por gëzimi te Perëndia është i përhershëm pavarësisht rrethanave, sepse është Perëndia i shpëtimit. Nuk ka asgjë më të madhe se Perëndia. 

Pëshpërit Një Lutje

O Atë, faleminderit që je Perëndia i shpëtimit tim. Unë do të ngazëllohem dhe gëzohem në ty Zot. Perëndi, lutem në emrin Jezus që do të kërkoj gëzimin vetëm tek ti o Perëndi dhe do të ngazëllohem në planin tënd që ke për mua, gjatë gjithë jetës sime, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>