13 Korrik

7  Aftësi Drejtuese Që I Duhen Çdo Pastori

Çdo pastor do që  t’i përmirësojë aftësitë e tij drejtuese. Sepse ne duam që të përmirësojmë shërbesat që na ka besuar Zoti.

Ja një listë me 7 gjëra për t’i menduar. 

Nuk ka rëndësi madhësia e kishës, këto janë zona ku çdo lider duhet të përmirësohet (s’kam vënë lutjen, besimin, kohën me Zotin sepse këto janë gjëra personale që hamendësoj se po i rrit dhe i zhvillon çdo ditë). 

1. I Aftë Për Të Ndarë VIZION
I aftë të ndajë—komunikojë vizionin e kishës, qëllimin e saj, në një mënyrë sa më të qartë, sa më bindëse që ndjekësit të duan ta ndjekin atë, si lider dhe pastorin e tyre. Kjo duhet të jetë aftësia nr.1 e çdo lideri: Cili është qëllimi (Pse), ku dhe Si po shkon shërbesa jonë, ÇFARË problemi po hasim, si do ta zgjidhim? 

Njerëzit harrojnë, vizioni ikën, njerëzit kanë njëqind gjëra në mendje. Nehemia e komunikoi 2 herë vizionin në 52 ditë (çdo 26 ditë). Vizioni duhet komunikuar rregullisht—mbaje zjarrin të ndezur, fol çdo muaj për të në forma të ndryshme. 

2. I Aftë Për Të Ndërtuar Skuadër
Gjetja e anëtarëve të mirë për skuadrën është e rëndësishme. Kush janë ato personat e paparë që të duhen ty në skuadrën tënde? Kush ka potencial që ta çoji vizionin e kishës një hap më tej? Gjej dhe merr në skuadrën tënde njerëz që i kanë pikat e forta aty ku ti ke pika të dobëta. 

Bëju këto pyetje atyre: "Çfarë gabimesh njerëzore ke bërë në të shkuarën? Çfarë ke mësuar prej tyre?" Merr njerëz në skuadër që janë të motivuar, të kollajtë për t’u kuptuar, e bëjnë me pasion shërbesën, të gatshëm për të ndryshuar dhe për t’u rritur, të gatshëm për t’i ndarë lëvdatat me të tjerët në skuadër. 

3. I Aftë Për Të Ngritur Fonde
Një cilësi tjetër e liderit është t’i frymëzojë njerëzit që të japin financiarisht për qëllimin, synimin, vizionin që ata janë përgjegjës. Të pëlqen ose jo, kjo shërbesë varet nga ty si lider i saj për të ngritur fondet e nevojshme. 

Nëse ke turp apo frikë që t’ju kërkosh njerëzve të japin, shërbesa jote do të jetë e limituar dhe e kufizuar. Asnjeri nuk ka qejf të manipulohet apo të jetë në presion por një kërkesë e sinqertë për ndihmë është e domosdoshme. 

4. I Aftë Për Të Folur Në Publik
Kjo është aftësi që zhvillohet. Disa e kanë “dhunti” mësimin dhe të folurën në publik, disa e zhvillojnë atë. Mos harro që një mesazh i yti do t'i ndryshojë jetën dikujt. 

Folësit përgjithësish mendojnë që janë më të mirë se ç’janë në të vërtetë. Që të përmiresohemi kemi nevojë për "feedback" të sinqertë nga ata që nuk na “krefin bishtin” por janë të respektuar nga ty dhe ti ke besim tek ata. Mos ki shumë besim tek ata që të “krefin bishtin” me fjalë të bukura. 

Çfarë po bën ti për ta përmirësuar këtë aftësi? Kjo mund të jetë 50-60% e ndikimit tënd si lider, e folura në publik. Për t’u përmirësuar, trego histori nga jeta, mos fol gjatë. Bëji njerëzit që të duan më shumë sa ç’ju the. Njihe audiencën dhe pyete veten: “Çfarë kanë nevojë që të dinë, çfarë kanë nevojë që të ndjejnë?” Kur mbaron predikimin dhe u lë njerëzve pyejte në mendje për të menduar, a do ketë njerëz që do u përgjigjen atyre pyetjeve që bëre apo ishin pa lidhje me realitetin e dëgjuesve? 

5. I Aftë Për Të Krijuar Strategji
Unë besoj që Perëndia i bekon planet. Kur bën një strategji, të cilën njerëzit mund ta ndjekin, kjo gjë i jep vrull vizionit tënd. Urtësia zhvillohet kur ti bën planet e duhura. 

Kërko këshilla, lexo shumë, studio dhe kërko ndihmë. Ëndrra jote ndikohet shuuumë nga strategjia që përdor. Ti mund të bësh gjëra që si bën çdo njeri siç i bën ti—në mënyrë që Perëndia të bëjë nëpërmjet teje gjëra që s'i bën dot nëpërmjet askujt tjetër. A e ke vlerësuar me sinqeritet strategjinë që po përdor? Cilën grupmoshë po synon? A shkojnë aktivitetet që po bën me grupmoshën e synuar? A po synon lagjen apo shokët e anëtarëve? A ... ?  

6. A Je I Aftë Të Menaxhosh Veten
Mënyra sesi po e menaxhon jetën tënde do e ndikojë kishën dhe aftësitë e tua drejtuese. Ki kujdes që ta menaxhosh veten në këto zona, se ndryshe rrugës mund të “thyesh qafën”. Zona që kërkojnë kujdes janë: "Ana emocionale, lidhjet, vrullet e shërbesave, pushimet, mardhënia në cift, etika, paratë, etj...."

7. A Po E Përmirëson Komunikimin
Nuk ka njeri të përsosur në komunikim. Të gjithëve na duhet ta përmirësojmë komunikimin; vazhdimisht madje. 

Si je me fjalët që thua? Po me qëndrimin tënd çfarë po komunikon? Çfarë doje që të thoje tamam—tamam? Po njerëzit si po e dëgjojnë atë që po thua ti? 

Komunikimi është gjithmonë punë në rritje. Ka raste, që dëgjimi është më i rëndësishëm sesa e folura. Vëmendja që po i jep dikujt. 

Ide extra: Tani nga këto të 7-ta ku je më mirë dhe ku ke nevojë për t’u përmirësuar më shumë? Cilët janë hapat praktike për t’u përmirësuar. A mjaftojnë këto të 7-ta, çfarë do të shtoje ti? 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>