17 Mars

A bie bukë Nga Qielli?

"Kështu, pra, ai të bëri të ulesh kokën, të provosh urinë, pastaj të ka ushqyer me manna që ti nuk e njihje dhe as etërit e tu s’e kishin njohur kurrë, me qellim që ti të kuptosh se njeriu nuk rron vetëm me bukë, por rron me çdo fjalë që del nga goja e Zotit.” Ligji i Përtërirë 8:3

Perëndia i dërgoi Izraelitët në një udhëtim. Udhëtimi ishte për në Tokën e Premtuar—territori i specifikuar në premtimin e besëlidhjes që Perëndia i kishte bërë shekuj më përpara Abrahamit por kishte një problem—një problem të madh. Si do të ushqeheshin? Bibla na tregon që 600.000 burra të aftë për luftë dolën nga Egjipti gjatë eksodit të madh. Por nëse shtojmë edhe gratë dhe fëmijët, mund të kënë qenë rreth dy e gjysëm deri në tre milion njerëz. Me fjalë të tjera ishin sa gjithë Shqipëria dhe atje ku po shkonin ata nuk kishte ara të mbjella, dyqane ushqimesh, bulmeti apo gjëra të tilla.

Por kjo lloj logjistike nuk ishte problem për Perëndinë. Ai gjithmonë ka një plan. Ai tashmë e kishte në mendje si do ta ushqente këtë komb—çdo ditë—duke sjellë bukë nga qielli, gjashtë herë në javë. Quhej “mana”, një fjalë që në Hebraisht do të thotë “çfarë është kjo?”. Çdo ditë—pa asnjë mungesë—Perëndia i ushqeu me këtë ushqim të ëmbël dhe të shëndetshëm dhe e gjitha që ata duhej të bënin ishte ta mblidhnin atë në shkretëtirë. Ai ua bëri shumë të qartë atyre që nuk duhej ta ruanin nga frika se mos të nesërmen nuk do të kishte ushqim. 

Është interesante, sepse ata që refuzuan t’i besonin Perëndisë dhe vendosën të ruanin manën për ditën e nesërme zbuluan se enët e tyre me mana ishin mbushur me krimba. Perëndia ishte i qartë—Ai donte ta ushqente popullin e Tij çdo ditë dhe ata çdo ditë të varesh tek Ai! 

Pëshpërit një lutje:
Perëndi faleminderit që siguron për ne dhe ke gjithnjë një plan sesi do të jetë jeta jonë. Faleminderit Perëndi që na kërkon vetëm të bindemi. Zot lutem që do të bindemi dhe do të jemi të sigurt në premtimet e tua duke besuar në të nesërmen me Ty në krah Perëndi. Lutem dhe kërkoj në emrin Jezus, Amen. 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>