"Sepse ai i mban sytë te rrugët e njeriut, dhe shikon tërë hapat e tij." Jobi 34:21
A do të besojmë që Perëndia është në kontroll? Po kur besimi ynë të tronditet, të shkundet? Po atëherë kur të shohim majtas - djathtas dhe të shohim vetëm sfida dhe vështirësi? Po atëherë kur të dyshojmë?
Le të kujtojmë që shpresa dhe shpëtimi ynë lindi në ditën më të errët dhe në rrethanat më të pasigurta. Kur përballesh me pasiguri, këtë bën Shkrimi, të kujton se Perëndia është në kontroll dhe nuk ka pasiguri para Tij. Edhe pse ka shumë pasiguri përreth, Perëndia është i sigurtë dhe Ai është në kontroll.
Ai e ka të gjithë botën në dorën e Tij. Kjo të bën ta vendosësh kokën i qetë në jastëk natën dhe të flesh i qetë mes furtunës, tamam si një shtëpi e fortë që nuk tundet. Ashtu siç personat që Perëndia ka përdorur në Bibël mësuan të varen te Perëndia, edhe në situatat më të vështira, ashtu le të mësojmë edhe ne të varemi te Perënid pavarësisht situatave dhe rrethanave Perëndia është në kontroll dhe ne do të vazhdojmë të besojmë.
Pëshpërit një lutje:
Perëndi, faleminderit që je aty me mua dhe Ti punon edhe kur unë nuk e shoh dhe Ti mban sytë te rrugët e njeriut dhe shikon tërë hapat e mi... Perëndi lutem që do ta besoj dhe do ta kujtoj këtë gjë përgjatë gjithë ditëve të mia dhe se do të mbështetem tek Ti edhe atëherë kur nuk e shoh dorën tënde. Lutem në emrin Jezus, Amen.
20 Janar