27 Mars

A Është Perfekte Koha E Perëndisë?

"Po, kur i pëlqeu Perëndisë, që më kishte ndarë që nga barku i nënës dhe më thirri me anë të hirit të tij, që të zbulojë në mua Birin e tij, që unë t’ua shpall midis joçifutëve, unë nuk mora menjëherë këshill nga mish dhe gjak." Galatasve 1:15-16.

Në kontekstin e vargut por edhe nga historiku, Pali e dëmtoi kishën dhe të krishterët. Nëse Pali do të ishte shpëtuar më herët, ai patjetër mund ta kishte shpëtuar edhe Stefanin nga goditja me gure apo jo? Nëse Pali do të ishte shpëtuar më herët, ai do e kishte shuar persekutimin e madh që filloi ne Jeruzalem dhe bëri që besimtarët të shpërndaheshin. Nëse ai do të ishte shpëtuar më herët, të krishterët nuk do ishin dëmtuar nga ai as nuk do të kalonin vuajtjet që kaluan prej tij. 
Por sipas vargut më larg, pse u shpëtua Pali atëherë kur u shpëtua, jo më herët, jo më vonë? Kur ia zbuloi Perëndia Birin e Tij Palit? Pali u shpëtua atëherë kur i pëlqeu Perëndisë... Perëndia kishte një plan sepse te Veprat 9:15 Perëndia i thotë Palit që ai ishte vegla që kishte zgjedhur për ta sjellë emrin e Tij përpara johebrenjve, mbretërve dhe bijve të Izraelit... 

Nëse kjo ishte e vërtetë për Palin, atëherë me siguri është e vërtetë edhe për ty. Perëndia të zbuloi Birin kur i pëlqeu Atij jo kur do të pëlqente ty. Ti nuk mund të kishe shpëtuar një ditë më përpara apo më vone sepse Ai kishte një plan për ty. Dhe i tillë është për çdo person. Le të qetësojë dhe të jape siguri fakti se: Gjërat ndodhin në kohën e Perëndisë. Ai është në kontroll gjithmonë. 

Pëshpërit një lutje: 
Perëndi faleminderit që më shpëtove atëherë kur Ti deshe... Unë kam këto pyetjet që ndonjëherë më mundojnë, pse nuk më ke shpëtuar më herët, pse e lejove të turpërohem nga e kaluara ime, të bëja disa gjëra që uroj mos ti kisha bërë. Por Ti o Zot e ke situatën në kontroll dhe Ti e di më mirë sepse shikon më larg se unë. Të falënderoj dhe lutem në emrin tënd të shenjtë Jezus, Amen. 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>