18 Prill

A Ia Vlen Ta Rregullosh Një Miqësi Të Prishur?

Gjithmone ia vlen! Shiko, thelbi i gjithë jetës është të duash Perëndinë dhe të duash njeriun. Dhe gjatë jetës mësojmë si t’i duam njerëzit. Dhe nga ana tjetër Perëndia do që ti çmojmë ata dhe të bëjmë çdo gjë që varet nga ne për tia kaluar mirë me ta. 

Apostulli Pal thotë te Korintasve 6:5 Këtë e them për turpin tuaj. Kështu midis jush nuk paska asnjë të urtë, i cili të jetë i zoti të gjykojë në mes të vëllezërve të tij?
Ore, qenka shenjë pjekurie, maturie që shkosh mirë me të tjerët. Është një nga masat matëse. Përderisa Krishti na ka ngarkuar një porosi të tillë, “ne do të njihemi nga të tjerët nga dashuria që kemi për njëri-tjetrin” i bie që miqësitë e prishura, shoqëritë e ngatërruara janë dëshmi jo e mirë për jo-besimtarët. Prandaj Pali thotë, është e turpshme që ju nuk shkoni mirë me njëri-tjetrin, që jeni të ndarë grupe—grupe aq sa hidhni dhe njëri-tjetrin në gjyq. 

Do e them me fjalët e mia vargun më lart, ‘turp t’ju vijë, që nuk paska ngel asnjë me mend në kokë mes jush, që të ulet dhe t’i sqarojë kur dy njerëz grinden.’ Pali ishte i shokuar që në kishë nuk kishte asnjë të pjekur, të maturuar për të zgjidhur një konflikt

Se shiko, e vërteta sipas Shkrimit është kjo: nëse do që Perëndia ta bekojë jetën tënde dhe ti do që të njihesh si fëmijë i Perëndisë, duhet të mësosh sesi të jesh paqebërës. Sepse Jezusi tha te Mateu 5:9 “Lum ata që përpiqen për paqen, sepse ata do të quhen bij të Perëndisë.”
E bukura e këtij vargu është, Jezusi nuk tha, ‘lum ata që e duan paqen’ të gjithë e duan paqen. As nuk tha, ‘lum ata që nuk trazojnë ujërat, nuk trazojnë as mizat’. Por tha: Lum ai/ajo, ata, që përpiqen, që bëjnë diçka për ta ri-sjellë paqen mes dy njerëzve, grupeve… 

A po të trazon Fryma me diçka konkrete ndërsa po e lexon këtë Grimcë Shprese? Nëse po, çfarë është, a ke nevojë të pajtohesh me dikë, a mund të bësh diçka për të pajtuar dikë? Nëse po, kur do e marrësh nismën për të bërë diçka? Nëse më pyet mua: SOT, sot është dita më e bukur për këtë gjë. 

Përshpërit një lutje. 
Atë, në emrin Jezus, lutem që do të më japësh forcë, do të më japësh guxim, do të më japësh fjalë për të bërë atë që po më nxit Fryma jote sot. Amen!



Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>