17 Nëntor

Adhurimi E Rinovon Forcën Tënde

I shërbeni Zotit me gaz, ejani para tij me këngë gëzimi.” Psalmet 100:2

Për ta forcuar besimin, të duhet të bashkohesh me të tjerët në adhurim. Adhurimi është për Perëndinë, por gjithashtu ka edhe përfitime për ty. Ja dy përfitime për adhurimin me të tjerët: E rinovon besimin tënd dhe e rinovon gëzimin tënd.

Isaia 40:31 thotë: Por ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur.

Sa herë je zgjuar të dielave në mëngjes dhe ke thënë: "Jam shumë i lodhur. Nuk kam fare energji për të shkuar në kishë." Por kur ti shkove në kishë dhe adhurove, a ishe më shumë energjik? Kjo ndodh sepse adhurimi të rinovon, të freskon, të forcon dhe e forcon besimin tënd.

Ti nuk do të freskohesh apo të marrësh më shumë energji nëse shikon futboll në shtëpi. Kjo thjesht do të të bëjë më dembel. Ti merr forca të reja duke adhuruar Zotin me besimtarë të tjerë. 

Ndonjëherë pastorët e shohin veten si te filmi: "Rocky" dhe boksieri është në ring dhe është duke u munduar me gjithë shpirt për ta fituar atë raund. Sapo gongu bie ai thotë: "Lavdi Zotit." Ai vjen te cepi dhe ulet dhe trajneri i thotë: "Po ja del shumë mirë." Trajneri i hedh ca ujë, e masazhon te shpatullat dhe i thotë sërish: "Tani, kthehu prapë atje."

Ndonjëherë ndihen ashtu një shumicë dhe këtë bëjnë çdo të dielë për kishat e tyre. Ata i thonë audiencës: "Po ia dilni shumë mirë. Tani kthehuni atje sërish. Ju mund ta bëni këtë!" Por nuk janë ata që e rinovojnë ose e freskojnë forcën e audiencës së tyre. Është Fjala e Perëndisë. Është muzika dhe të luturit dhe të adhuruarit bashkë me besimtarët e tjerë. 

Mendoj se duhet të jetë argëtuese të shkosh në kishë. Kjo mund të të duket e çuditshme sepse nuk është si je rritur apo je ndjerë për një kishë të caktuar që ke qenë më përpara. Por Bibla thotë të adhurosh Zotin me gëzim - jo me mërzitje, hidhërim, inat apo i detyruar. Ti duhet të këndosh me gëzim në kishën tënde! Kisha duhet ta ketë këtë efekt tek ty. Adhurimi duhet ta rinovojë besimin dhe të ta restaurojë gëzimin.

U gëzova kur më thanë: "Shkojmë në shtëpinë e Zotit". Psalmet 122:1


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>