12 Prill

Ai I sfidoi Jezusi njerëzit?

Te kjo grimcë sot dua të nxis të bëhesh “ndërtues” njerëzish. Është një dhuratë e madhe që mund t'i bësh dikujt dhe që do të zgjasë. Ja si thuhet te Romakëve 15:2 “Secili nga ne le t'i pëlqejë të afërmit për të mirë, për ndërtim,

Sekreti për të ndërtuar njerëzit është, së pari të jesh i mirë -- duke u dhënë atyre atë që kanë nevojë dhe jo atë që meritojnë. Jezusi bëri tre gjëra për t’i ndërtuar njerëzit; i sfidoi, I inkurajoi dhe iu foli me sinqeritet, troç. Ai i sfidoi njerëzit të jenë siç i bëri Perëndia, të gjejnë qëllimin që kishte Perëndia në mendje, që kur i krijoi. Zoti nuk do ta shkoni kot jetën tuaj!

Sfidoi shokët, familjen, miqtë tuaj që të jetojnë përtej vetvetes, përtej të përditshmes dhe të zbulojnë pikat e forta dhe aftësitë e tyre. Perëndia i ka dhënë secilit prej nesh disa aftësi të veçanta dhe ai dëshiron që t'i përdorim për të ndihmuar njëri-tjetrin. T'u përcjellim të tjerëve bekimet e shumta të Perëndisë, Ai na bekon që të jemi bekim 

Ne të gjithë kemi nevojë për dikë që do na ndihmojë të zbulojmë dhuntitë tona dhe që do na sfidojë t'i zhvillojmë, forcojmë dhe t’i përdorim ato. Ti mund të luash rol kritik në këtë mënyrë, duke i ndihmuar ata të cilët ti i do fort, që të zbulojnë pikat e forta dhe aftësitë e tyre dhe më pas t’i  sfidosh që t'i përdorin.

Dhe, ndihmoji të kuptojnë sesa të veçanta janë dhuntitë e tyre. Dhe të gjithë do të humbasim një bekim, diçka nëse dikushnuk i përdor dhuratat që iu ka dhënë Perëndia. Është sikur një person me një super dhunti në të kënduar, sikur ai/ajo të mos e përdorte kurrë; jo vetem ai/ajo, por edhe ne humbasim bekimin që do të vinte nga dëgjimi i atij zëri. Ne kemi për qëllim të jemi një bekim për të tjerët me dhuntitë që kemi. 

Përshperit nje lutje: 
Atë, faleminderit që më ke formuar ashtu siç ke dashur ti. Faleminderit që ke vënë në mua dhunti, aftësi, pasione, përvoja, më ke dhënë këtë personalitet që kam. Së pari, më ndihmo mua që t’i përdor. Së dyti, më ndihmo të nxis të tjerët që t’i zbulojnë dhe t’i përdorin ato gjithashtu. Që shumë të bekohen nëpërmjet tyre, meje, ta shkëlqejmë atë pak dritë që kemi, që Zoti Jezus të marrë lavdi. Në emrin e Tij lutem, amen


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>