"Ne jemi të shtrënguar në çdo mënyrë, por nuk jemi të ngushtuar deri në fund; jemi ndërdyshas por jo të dëshpëruar; jemi të përndjekur por jo të braktisur; të rrëzuar, por jo të shkatëruar;" 2 Korintasve 4:8-9
Besimi u hap rrugën premtimeve të Perëndisë dhe na tregon fuqinë e Tij dhe i bën ëndrrat realitet duke na dhënë fuqinë për t'u mbajtur fort në kohë të vështira.
Por nuk është e thënë që besimi të të nxjerrë nga problemi. Besimi zakonisht të mban të fortë, të qëndrueshëm ndërkohë që je duke e kaluar atë problem. Nuk është e thënë që besimi të ta largojë dhimbjen. Besimi të jep fuqinë dhe aftësinë për ta përballuar dhimbjen. Nuk është e thënë që besimi të të nxjerrë jashtë stuhisë. Besimi të mban të qetë në mes të stuhisë.
I ke lexuar ndonjëherë historitë e Corrie ten Boom? Ajo ishte nga Holanda dhe ishte e Krishterë. Ajo ndihmoi shumë Hebrenj t'i shpëtonin Holokaustit përpara se ata të dërgoheshin në kampet naziste të vdekjes. Ajo tha se ata që jetuan më gjatë në ato kampe ishin ata që kishin besimin më të madh. Pse? Sepse besimi të jep fuqinë të qëndrosh fort në kohë të vështira. Besimi prodhon këmbëngulje.
Studimet e njëpasnjëshme kanë treguar se ndoshta karakteristika më e rëndësishme që mund t'i mësosh një fëmije është elasticiteti; dhe kjo karakteristikë, të duhet me patjetër. Është aftësia për t'u rikthyer shpejt në gjendjen fillestare p.sh si sfungjer që e shtyp edhe për pak ai kthehet siç ishte. Është aftësia për të vazhduar përpara. Askush nuk e ka jetën vaj dhe të arrijë suksese pa dështime. Të gjithë bëjnë gabime apo dështojnë herë pas here. Të gjithë e kanë tupëruar veten të paktën një herë jë jetë. Njerëzit që ia dalin në jetë janë elastikë, të qëndrueshëm.
Sa e sa herë mund të kesh dashur të heqësh dorë? Ndoshta në shumë ditë e ke kapur veten duke thënë: "Zot, kjo është shumë e madhe. Kjo është shumë për mua. Kjo ka kaq shumë përgjegjësi. Unë nuk jam mjaftueshëm i zgjuar. Si t'ja bëj? A nuk gjen dikë tjetër më mirë?"
Por Zoti thotë: "Vazhdo përpara!"
Ku e gjen qëndrueshmërinë për të vazhduar përpara? Besimi. Është duke i besuar Perëndisë që do të bëjë diçka nga momenti në moment që mund të ndryshojë drejtimin e jetës tënde dhe ti nuk do që ta humbasësh këtë, prandaj që vazhdo përpara. Është të besosh që Perëndia do të të japë atë që ke nevojë fiks në momentin e duhur ndërsa je duke mësuar si të varesh tek Ai për të arritur qëllimin që Perëndia ka për ty.
Kjo është historia e njërit prej personazheve më të mëdhenj në bibël, Palit. Pali tha që ishte i shtrenguar në çdo mënyrë por ai nuk ishte i shtrenguar deri në fund; ishte ndërdyshas por jo i dëshpëruar; ishte i përndjekur por jo i braktisur; ishte i rrëzuar por jo i shkatërruar.