24 Tetor

Besimi Yt Lëviz Malet

Atëherë Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: “Kini besimin e Perëndisë! Sepse ju them në të vërtetë se nëse dikush do t’i thotë këtij mali: Luaj vendit dhe hidhu në det,," dhe nuk do të ketë dyshime në zemër të vet, por do të besojë se ajo që po thotë do të ndodhë, çdo gjë që të thotë do t’i bëhet. Prandaj po ju them: Të gjitha ato që ju kërkoni duke lutur, besoni se do t’i merrni dhe ju do t’i merrni." Marku 11:22-24

Besimi u hap derën mrekullive. Nëse e studion Biblën dhe historinë, do të gjesh që sa herë që Perëndia lëviz në Tokë dhe bën një mrekulli, është sepse dikush ka besuar. 

Po, besimi mund të lëvizë malet!

Perëndia e ka bërë universin në një hierarki të përmbushur me ligje dhe ligji i besimit është më i madh se ligjet e natyrës. Këtu hyn mrekullia sepse besimi është përdorur, ligji i besimit vendoset në zbatim dhe në hapa praktikë dhe ligji i besimit bën akoma më shumë sesa ligjet e fizikës. 

A bën Perëndia akoma mrekulli në ditët e sotme? Sigurisht që PO. Sa herë që ti e forcon besimin tënd, Perëndia bën mrekulli. Pyetja ime për ty është: "Cili është mali që do 'ta luash vendit' në jetën tënde?" Cila është ajo gjë që ti në mendjen tënde ke vendosur se nuk ka për të ndryshuar asnjëherë? Kjo është një profeci që është përmbushur tashmë. Si e di që kjo gjë nuk ka për të ndryshuar? Ndoshta Perëndia do që besimi yt t'i kapërcejë ligjet e natyrës. Ai e ka bërë këtë gjë në të kaluarën dhe Ai është duke e bërë këtë akoma nëpër botë. Perëndia është ekspert në "zhvendosjen e maleve". Mos e dysho dhe mos e nënvlerëso atë që Ai do të bëjë në jetën tënde.

Mateu 13:58 thotë: Dhe, për shkak të mosbesimit të tyre, ai [Jezusi] nuk bëri aty shumë vepra të pushtetshme."

Ti ndoshta mund të thuash: "Sikur nuk po shoh shumë mrekulli në jetën time." A e ke pyetur veten pse ndodh kjo? A je duke parë me sytë e frikës apo me sytë e besimit? Besimi u hap derën mrekullive.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>