24 Gusht

Besnikëri Për Të Gjithë Brezat!

Vargu i Ditës: "Sepse Zoti është i mirë; mirësia e tij është e përjetshme dhe besnikëria e tij vlen për të gjitha brezat." Psalmet 100:5

Si mendon a është mirësia e përjetshme? A është besnikëria e përjetshme? Sa ndryshe mund të ishte bota nëse këto dy cilësi do të bëheshin bashkë? A mund ta imagjinosh në këtë moment me mendjen tënde? 

A ka gjithnjë mirësi? Historia dhe bota ku jetojmë na thotë që vetëm kjo cilësi nuk duhet të merret e mirëqenë. E freksët fare, lufta në Ukrainë; a do të kishte ndodhur nëse do të kishte mirësi? Sa divorce do të kishte nëse do të kishte besnikëri? ZERO! Pra janë dy cilësi që kurrsesi nuk mund t'i marrësh të mirëqena. 

Dikush ka thënë: "Trashëgimia e vlerave. Atëherë mund të themi se nuk kemi dështuar me brezat!"

Zoti është i mirë sot e përjetë dhe mirësia dhe besnikëria e Tij është për të gjithë brezat. Ajo që përcillet nëpër breza është e rëndësishme. Nëse përcjellim antivlerat, brezat do të humbasin identitetin e tyre dhe do të priren të jetojnë në bazë të antivlerave por nëse këto cilësi sipas vargut trashëgohen, njerëzit do ta dinë se Zoti është i mirë dhe besnikëria dhe mirësia janë të përjetshme dhe se brezat do të trashëgojnë këto vlera dhe jo vetëm.

Pëshpërit një lutje: 
Perëndi faleminderit që je i mirë përjetë dhe se mirësia dhe besnikëria jote është e përjetshme. Lutem që do të kultivojmë këto vlera që ke ti, mirësinë dhe besnikërinë dhe ato do të bëhen pjesë e përditshmërisë tonë dhe i kërkoj këto në emrin Jezus. Amen!


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>