10 Nëntor

Çfarë Të Premton Perëndia Kur Ti Jep?

Jepni dhe do t’ju jepet: një masë e mirë, e ngjeshur, e tundur, gufuese do t’ju derdhet në gji, sepse me atë masë që do të matni, do t’ju matet edhe juve gjithashtu. Luka 6:38

Për të korrur të korrat, të duhet të mbjellësh me bujari në besim.

Mendoj se ti mund ta kesh bërë këtë shumë herë. Ti ndoshta jep pjesën më të madhe të të ardhurave të tua dhe jeton me pjesën tjetër dhe ndoshta mund ta kesh filluar me vetëm 10% vite më parë dhe kjo ka ardhur duke u rritur. Ti e di se si ka vepruar Perëndia dhe vazhdon të japësh edhe pse disa herë mund të tundohesh për të kundërtën.

Për të mbjellë me bujari në besim, duhet të kujtosh premtimet e Jezusit siç është shprehur te Luka 6:38. 

Mënyra si ti u jep të tjerëve është mënyra si Perëndia të jep ty. Ti duhet të fillosh të jesh bujar duke mbjellë fara në këtë jetë dhe për t'i korrur në tjetrën.

Më pas te Marku 10:29-30 Ai thotë: “Jezusi, duke u përgjigjur, tha: “Në të vërtetë po ju them që nuk ka asnjeri që të ketë lënë shtëpinë, a vëllezërit a motrat, a atin, a nënën, a fëmijët ose arat për hirin tim dhe për ungjillin, që të mos marrë tani, në këtë kohë, njëqindfish shtëpi, vëllezër, motra, nëna, fëmijë e ara, së bashku me përndjekje, dhe në botën e ardhshme, jeta e përjetshme.” Jezusi na jep garancinë se për çdo gjë që ne e lëmë për hirin e Tij, do të marrë shumë më tepër bekime.

Perëndia thotë se gjithçka që e jep për hirin e Tij, çdo gjë që sakrifikon për Mbretërinë e Perëndisë, do të të kthehet njëqindfish. A do ta dish sa është njëqindfishi? Është interesi i kthyer me 10,000 %. A njeh ndonjë bankë apo institucion financiar që mund të ta garantojë këtë? Vetëm Perëndia dhe Biri i Tij mund ta bëjnë këtë. Ata e kanë bërë këtë me njerëz si ty përgjatë 2,000 viteve.

Këto janë premtimet e Perëndisë. Ti mund të zgjedhësh t'i besosh ose jo. Por nëse nuk i beson premtimet e Perëndisë, pyetja është: "Pse beson se Jezusi do të të shpëtojë dhe do të të marrë në qiell? Ky është po i njëjti Jezus apo jo? Pse disa njerëz besojnë se Perëndia do t'i japë shpëtimin e përjetshëm por nuk i besojnë Zotit me financat e tyre? Pra ka kuptim që duhet t'i besosh për të dyja dhe të mbjellësh me bujari në mënyrë që të korrësh më pas.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>