3 Gusht

Cila Është Tërësia E Njeriut?

Vargu i Ditës: Të dëgjojmë, pra, përfundimin e gjithë ligjëratës: "Ki frikë nga Perëndia dhe respekto urdhërimet e tij, sepse kjo është tërësia e njeriut". Predikuesi 12:13

Në luftë, urdhërat janë të rëndësishëm që të zbatohen në kohën e duhur, në vendin e duhur nga personat e duhur. Në rast kompromentimi të ndonjë operacioni për shkak se urdhëri nuk u zbatua, personi shkon në gjyq ushtarak për të patur më pas një fund jo edhe aq të lumtur.

Në rastin kur e zbaton urdhërin apo do që të vazhdosh të jesh ushtar i mirë me tendencën për t'u rritur më shumë në detyrë. Do të ndodhë që të gjithë do kenë besim tek ty dhe do të jenë më të qetë kur të kanë ty pranë në frontin e betejës sepse ti nuk ja le asgjë rastësisë. Ti respekton urdhërimet dhe je i bindur. 

Dikush ka thënë: "Hera e parë është gabim dhe përpiqem të fal por nëse përsëritet thyerja e urdhërit, është tradhëti. Ne i ekzekutojmë tradhëtarët."

Tani, kur ne si njerëz kemi këtë lloj standardi për jetën për shkak se është luftë apo është një operacion tepër i vështirë që duhet kryer. Po Zoti? Zoti ka standardin e tij dhe nuk të ekzekuton nëse nuk i bindesh një herë, dy herë, njëqind herë edhe pse ne jemi në “luftë” të vazhdueshme me errësirën. Të respektosh urdhërimet e Tij, është tërësia jote. Ti respekton urdhërimet e Tij sepse e do Atë dhe e respekton Atë. Ajo që duam të bëjmë është t'i bindemi Perëndisë dhe të respektojmë Fjalën e Tij sepse ato janë fjalë jete.

Pëshpërit një lutje
Atë, Perëndi faleminderit për Fjalën tënde. Faleminderit që më fal edhe atëherë kur nuk bindem. Zot dua të zbatoj urdhërimet e tua dhe dua të kapem fort pas premtimeve të tua, më ndihmo sot për këtë gjë.
Lutem dhe besoj në emrin tënd, Jezus. Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>