"Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi." Gjoni 1:1
Bota jonë e sotme nuk është shumë ndryshe nga ajo në të cilën lindi Jezusi. Trazirat politike, lufta, shtypja dhe dhembja e zemrës ishin realitete të përditshme - ashtu siç janë tani. Njerëzit e kohës së Tij, kërkonin të njëjtat gjëra të cilat i dëshirojmë edhe ne sot: paqe, dashuri, siguri dhe një ndjenjë qëllimi.
Jezusi erdhi për të zbuluar Veten, si rruga që zemra e njeriut të përjetojë paqe, kënaqësi dhe dashuri të vërtetë që zgjat përgjithmonë. Kushdo që ka jetuar ekskluzivisht për kënaqësinë e kësaj bote, e di se kuptimi i thelbit të saj është gjithmonë i dobët. As përvoja më e mrekullueshme e dashurisë njerëzore, nuk është në gjendje ta plotësojë atë zbrazëti të brendshme.
Dashuria e pakushtëzuar dhe kënaqësia e shpirtit që Jezusi erdhi për të na treguar, është e jona kur e përqafojmë atë, dhe marrim dhuratën e saj falas dhe në dashurinë e Tij, ne më në fund e gjejmë atë që kërkuam gjithmonë.
Hap Praktik: Zbulo dritat e Krishtlindjes përreth qytetit me familjen tënde.