12 Maj

Dhjetë Parime Lidershipi Nga Jezusi 

Kur lexon pjesën nga Marku 8:34–38 është çdo gjë revolucionare, nuk e ke dëgjuar më parë në atë lloj forme. Kjo tregon sesi Jezusi ishte Lider i rrallë, por më saktë është: Lider Kampion. Edhe tani kur shikojmë vazhdimin e historisë pas Tij, dallon qartë se asnjeri nuk e ka ndikuar botën më shumë sesa Ai. Edhe pse Ai nuk shkroi ndonjë libër, nuk organizoi konferenca, fushata, nuk doli në tv, as nuk fitoi “bigbrother”  por ama lëvizja që filloi ai vazhdon edhe rritet dita ditës edhe sot pas 2 mijë vitesh.
 Ja ta shikojmë modelin e tij të lidershipit dhe të mësojmë nga ai: 

  1. Të drejtosh do të thotë të shërbesh (Mateu 20:25-28, Marku 8:35)
  2. Prioritetet e jetës i cakton qëllimi që ke (Mateu 6:33; Luka 19:10; Gjoni 17:4)
  3. Jetoje vetë para se të drejtosh të tjerët (Luka 7:22, 23; Gjoni 14:11)
  4. Ndikimin e sjell lidhja, miqësia, jo pozita (Luka 9:6; Gjoni 4:5–30)
  5. Lideri duhet të mbushet, karikohet vetë gjithashtu (Mark 1:35–38; 6:31)
  6. Nga drejtuesët e mëdhenj kërkohet përkushtim i madh (Mateu 10:17; Marku 8:34–38)
  7. Trego siguri dhe qetësi kur përballesh me situata të vështira (Mark 11:27–33; Luke 20:19–26)
  8. Besueshmëria vjen duke plotësuar nevojat e të tjerëve dhe duke zgjidhur probleme (Luka 5:12–15; 8:38, 39)
  9. Drejtuesët duhet t’i zgjedhin vetë personat kyç dhe t’i trajnojnë vetë (Marku 3:14; Luka 10:1)

      10.Nuk ka sukses nëse nuk lë një pasues (Mateu 28:20; Veprat 1:8)

Linku i pjesës së Shkrimit: https://www.bible.com/bible/7/MRK.8.ALBB


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Pjetri, Lider i Veçantë?

Pjetri, Lider i Veçantë?
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>