"Populli që ecte në terr pa një dritë të madhe; mbi ata që banonin në vendin e hijes së vdekjes doli një dritë."
Isaia 9:2
Lindja e Jezusit erdhi në kohën kur errësira shpirtërore e kishte kapluar tokën. Populli i Izraelit i kishte harruar rrugët e Zotit. Tempulli ishte bërë pazar; sakrificat ofroheshin vetëm për hir të detyrimit dhe traditës jo për urinë e brendshme për të adhuruar Perëndinë. Shpresa për ardhjen e Mesias ishte një dëshirë mishi, për shpëtim me luftë dhe shkatërrimin e pushtuesve Romakë.
Por Jezusi erdhi për një qëllim që i kthen me kokë poshtë këto mënyra të menduari. Në të vërtetë, Ai erdhi të shkatërronte punën e armikut - që është armiku i shpirtërave tanë. Ai e stabilizoi mbretërinë e Tij në tokë duke e dhënë jetën e Tij si sakrificë të dashurisë dhe faljes - në mënyrë që të gjithë burrat dhe gratë të kenë jetë të vërtetë dhe me bollëk.
Hap Praktik: Ndriçoja jetën dikujt - merr ca miq dhe shko të shërbesh. Nëse nuk e bën dot në lagje, shiko për mundësi në komunitetin përreth.
8 Dhjetor