8 Dhjetor

Drita Triumfon

"Populli që ecte në terr pa një dritë të madhe; mbi ata që banonin në vendin e hijes së vdekjes doli një dritë." 
Isaia 9:2

Lindja e Jezusit erdhi në kohën kur errësira shpirtërore e kishte kapluar tokën. Populli i Izraelit i kishte harruar rrugët e Zotit. Tempulli ishte bërë pazar; sakrificat ofroheshin vetëm për hir të detyrimit dhe traditës jo për urinë e brendshme për të adhuruar Perëndinë. Shpresa për ardhjen e Mesias ishte një dëshirë mishi, për shpëtim me luftë dhe shkatërrimin e pushtuesve Romakë. 

Por Jezusi erdhi për një qëllim që i kthen me kokë poshtë këto mënyra të menduari. Në të vërtetë, Ai erdhi të shkatërronte punën e armikut - që është armiku i shpirtërave tanë. Ai e stabilizoi mbretërinë e Tij në tokë duke e dhënë jetën e Tij si sakrificë  të dashurisë dhe faljes - në mënyrë që të gjithë burrat dhe gratë të kenë jetë të vërtetë dhe me bollëk.

Hap Praktik: Ndriçoja jetën dikujt - merr ca miq dhe shko të shërbesh. Nëse nuk e bën dot në lagje, shiko për mundësi në komunitetin përreth.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>