23 Maj

Dua të vërtetën!

Vargu i ditës: "Jezusi i tha: Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje." Gjoni 14:6.

 Është deklaratë e fortë dhe ekoja e saj mund të jetë fyese për disa persona. Çdo ditë do të na duhet të marrim vendime se cila është e vërteta, cila është udha, cila është jeta? Ndonjëherë kjo fjali, ky varg na kujton sigurinë që kemi për disa nga pyetjet më të rëndësishme të jetës: "Cila është e vërteta? Cila është udha e duhur? Kë duhet të ndjek dhe pse? Po jeta? Cili është kuptimi i jetës?" edhe shumë të tjera si këto.

Ky varg le të rikujtojë gjithçka që duhet të dish për jetën. Ka anën praktike: "Udha" sepse ne e kemi tashmë modelin. Ana e të menduarit: "E vërteta" sepse ne duam ta dimë të vërtetën në mënyrën më absolute të saj si edhe anën shpirtërore: "Jeta" e cila në të vërteta është keqpërdorur dhe është kufizuar në vetëm disa antivlera në kohët moderne që jetojmë dhe sa vjen dhe po i ulet vlera... 

Dikush ka thënë"E vërteta asnjëherë nuk është absolute, mund të kënaqemi vetëm me anën relative të saj!" 
E vërteta është edhe mund të jetë absolute. E vërteta është ajo që të çliron dhe të jep mundësinë të shohësh jetën dhe rrugët e tua dhe të hetosh ku e ke vendosur të ardhmen tënde. 

Pëshpërit një lutje:

O Atë, të kërkoj në emrin Jezus, më jep mundësinë të marr më shumë prej teje, të jetoj dhe të eci në të vërtetën tënde, që ti je i vetmi Perëndi, i vetmi shpëtim, e vetmja rrugë.Perëndi, të falënderoj që je me mua dhe më dhe mundësinë të të njoh dhe të ndjek rrugët e tua. Ti vetë ke premtuar, se do ta kërkojmë të vërtetën dhe e vërteta do të na bëjë të lirë. Unë dua ta jetoj të vërtetën tënde nëpër të gjithë shtigjet e mia. Në emrin tënd, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>