7 Nëntor

Dyshimi Është Armiku i Imagjinatës 

Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar, dhe atij do t’i jepet. Por le ta kërkojë me besim, pa dyshuar, sepse ai që dyshon i ngjan valës së detit, të cilën e ngre dhe e përplas era. Dhe ky njeri të mos pandehë se do të marrë diçka nga Zoti." Jakobi 1:5-7

Kur ti ishe i vogël, të kujtohet që ke patur një imagjinatë të madhe. Por sa më shumë rritesh, më shumë zvogëlohet edhe imagjinata. Ti pushon së imagjinuari gjëra që mund të kishin qenë ose ndodhur dhe thjesht fillon të jetosh si të të vijë. Mbetesh në "Status - quo" nga latinishtja që është: "brenda rrëmujës".

Dyshimi dhe frika e mbytin atë që Perëndia do që të bëjë në jetën tënde. Duhet shumë kurajo për të imagjinuar. A e di arsyen pse shumë njerëz nuk imagjinojnë? Sepse ata kanë frikë nga dështimi.

Kurajo është të bësh gjërat që i frikësohesh më së shumti. Nëse nuk ke frikë, nuk të duhet kurajo. Kurajo është kur je i frikësuar për vdekje dhe thjesht thua: "Unë do ta bëj gjithsesi!"

Çdo gjë e madhe që mund të jetë bërë në jetën e dikujt, me siguri ka qenë i frikësuar për ta bërë, por thjesht ka thënë: "Unë do ta bëj gjithsesi." Pse? Sepse nuk do ta lejoj frikën të dominojë jetën time. Kështu që unë vazhdoj përpara edhe pse duke u dridhur.  

Kurajo është kur ti bën gjënë e duhur ndërsa ke frikë. Ndoshta mund të vrasësh mendjen: "A nuk duhet të pres derisa dyshimet të largohen?" Por të duhet të lëvizësh përpara kundër frikërave të tua. Të duhet të lesh pas pasiguritë që je duke ndjerë dhe thjesht të vazhdosh përpara. 

Imagjinata jote ose do të udhëhiqet nga frika ose nga besimi. Kjo është zgjedhja jote. Nëse e lejon imagjinatën të udhëhiqet nga frika, do të të duhet të vërdallisesh i frikësuar, i stresuar dhe i shqetësuar gjithë kohës. Kur ti e lejon frikën të kontrollojë imagjinatën tënde, do të jetosh një jetë boshe dhe të mërzitshme.

Në vend të kësaj, nëse vendos që nuk do t'i lejosh frikërat të dominojnë. Lejoje besimin të dominojë. Besoji Perëndisë. Kështu mund të ecësh përpara në besim dhe ta lejosh imagjinatën të mbushet me të gjitha llojet e mundësive seose të gjitha gjërat janë të mundura me Perëndinë.



Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>