26 Maj

E gjeta Kënaqësinë! 

Vargu i ditës: "Gjej kënaqësinë tënde në Zotin dhe ai do të plotësojë dëshirat e zemrës sate.Psalmet 37:4

Çdo ditë do të na duhet të zgjedhim gjëra që na japin kënaqësi dhe jemi gjithnjë në kërkim të lumturisë. Gjatë viteve kemi shpikur dhe sajuar përralla për plotësimin e dëshirave të zemrës si p.sh "Hajduti i Bagdadit" ku Aladini kishte një llampë që sa herë e fërkonte, dilte "Xhini" dhe i plotësonte dëshirat që ai kishte. 

Ku ta gjej kënaqësinë? Si? Çfarë duhet të bëj që të jem i lumtur? Dhe ka kaq shumë reklama dhe teori nëpër botë. 
Por ajo që vlen është: "Gjej kënaqësinë në Zotin" dhe kjo është kënaqësia e vërtetë. Marrëdhënia me Perëndinë nuk është si detyrë që duhet të plotësohet çdo mëngjes apo darkë. Nëse e sheh, aty ka një kusht për të plotësuar dëshirat e zemrës, pra të gjesh kënaqësinë në Zotin. 
Thuhet "ta gjesh" sepse shpeshherë e humbasim duke kërkuar nëpër vendet e gabuara.

Dikush ka thënë: "Gjej kënaqësinë në zbulimin e gjërave dhe kjo do ta gëzojë shpirtin tënd."

Ti mund të gjesh kënaqësinë në Zotin duke patur një marrëdhënie të vërtetë më Të dhe dëshirat e zemrës tënde do të plotësohen.

Pëshpërit një lutje

O Atë, më ndihmo të gjej kënaqësinë në Ty dhe të shpresoj në premtimin tënd. Perëndi ti je vendi ku mund të gjej kënaqësinë përditë dhe të shpresoj përditë në gjërat që do të plotësohen sipas vullnetin tënd. Në emrin Jezus lutem dhe kërkoj, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>