8 Korrik

I mëshirshëm si Ai!

Vargu i ditës: "Jini të mëshirshëm, pra, sikurse edhe Ati juaj është i mëshirshëm." Luka 6:36

E sigurt që jeta të ka sjellë njerëz që ti shkon shumë mirë dhe i do shumë por gjithashtu të ka sjellë edhe njerëz me të cilët jeta të bëhet e vështirë. Ka raste kur lëndohesh dhe e ke të vështirë madje edhe t'i shohësh, jo më të shoqërohesh me ata. 
Mosfalja është një rrënjë që vazhdimisht rritet dhe kjo të pengon për të ecur përpara. Të jesh i mëshirshëm do të thotë që gjithashtu të falësh, të duash dhe ta hedhësh tutje atë që kaloi. Imagjino pak sikur Perëndia të ishte i tillë? Që të mos falte, të mos ishte i mëshirshëm? Ke ndonjë ide se ku mund të na çonte kjo?

Dikush ka thënë: "Jeta është shumë e shkurtër për të patur mosfalje!"

Kjo nuk ka të bëjë me ty. Ti je i mëshirshëm sepse Perëndia është i mëshirshëm. Ti fal sepse Perëndia fal. Ti do që të bëhesh vazhdimisht më shumë si Jezusi. Gjithçka është për Atë. Ti jep sepse ke marrë prej Tij dhe ti mund të jesh i mëshirshëm... Ti mundesh dhe duhet sepse Perëndia vetë ta thotë këtë. 

Pëshpërit Një Lutje

Perëndi faleminderit që ti je i mëshirshëm me mua dhe për shkak se ti je i mëshirshëm me mua, unë do të jem i mëshirshëm me të tjerët. O Atë më jep këtë mendësi për ditën dhe më ndihmo ta vendos në zbatim gjatë gjithë jetës, pavarësisht rrethanave. Lutem në emrin Jezus, Amen. 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>