13 Korrik

I sigurt me TY!

Vargu i ditës: "Kur të kalosh përmes ujërave unë do të jem me ty, ose do të kalosh lumenjtë, nuk do të të mbytin; kur do të ecësh nëpër zjarr, nuk do të digjesh dhe flaka nuk do të të konsumojë." Isaia 43:2

Me siguri të ka rënë rasti që të kalosh nëpër terrene të vështira dhe ti e di sa e vështirë është të mos dëmtohesh. Kur je në ujë do të duhet të notosh sepse ndryshe rrezikon të mbytesh apo kur kalon nëpër zjarr duhet të kalosh shpejt e shpejt sepse rrezikon të digjesh. 

Sa e sa gjëra të tjera ka që janë të rrezikshme dhe patjetër të duhet ndihmë ose një plan B. Çfarë simbolizon uji për ty, po lumejtë, zjarri, flaka? Çfarë po kalon ti që po të streson, po të tremb?

Dikush ka thënë: "Zoti është me ne, prandaj nuk kemi frikë. Syri i Tij është mbi ty, krahu i Tij është në shpatullën tënde dhe veshi i Tij është në lutjet e tua. Hiri i Tij mjafton dhe premtimi i Tij është i pandryshueshëm."

Premtimi i Perëndisë është i pandryshueshëm... Perëndia premton se do të jetë me ty, për ty dhe do të kalojë përmes vështirësive të jetës bashkë me ty. Premtimi i Perëndisë është më shumë se kaq. Për shkak të dashurisë që ka për ty, Ai është i gatshëm që të udhëtojë bashkë me ty dhe të përballet me të gjitha gjërat e tua...

Pëshpërit Një Lutje

O Atë faleminderit që je me mua në çdo gjë. Faleminderit për premtimet e tua. Perëndi lutem sot në emrin Jezus, që të kem mbrojtjen tënde nga sfidat e jetës. Më ndihmo të rikujtoj që Ti je gjithnjë me mua dhe se premtimet e tua janë ato që më japin zemër. Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>