Ka më shumë se një përgjigje.
Kur e gjen zgjidhjen e një problemi mundohu të bësh pyetjen, a ka ndonjë mënyrë tjetër për ta zgjidhur? Me shumë gjasa do të hasësh përgjigjen: "Po për çfarë e do mënyrën tjetër, a e gjete zgjidhjen?". Ose do të përgjigjen me fjalën e urtë, me duket “po kërkon gjilpërën në kashtë”. Por mund të ketë gjëra më të bukura nëse kërkon edhe pak më shumë. Mund të jetë si diamant me shumë faqe, që ndrin ngado ta kthesh, por një anë mund të jetë më e gjerë më e ndritur më e madhe. Prandaj nxit krijueshmërinë edhe pse duket që problemi ka marrë rrugë.
"Në thelb e gjithë historia e njerëzimit është një histori idesh." - H. G. Wells
Kur A. Einstein po jepte mësim te "Instituti i Studimeve të Avancuara" në "Princeton" në fund të semestrit erdhi koha e provimeve. Dhe asistenti i tij i tha: “Profesor ky është i njëjti test që e dhe vitin e shkuar?”
"Po, po, ai është"- tha Einstein. "Po, si mund t’ua japim studentëve të njëjtin test dy vite radhazi?” - pyeti asistenti. Einstein i tha: “Sepse përgjigjet kanë ndryshuar.”
Mënyra sesi u zgjidh i njëjti problem vjet, nuk do të thotë që mund të zgjidhet njëlloj sot. Jetojmë në kohë ndryshimi tëshpejtë.
“E kundërta e guximit nuk është frika, është rehatia. Edhe nje peshk i ngordhur mund të shkojë me rrymën.” - Jim Hightower
Trazojmë ide:
Mos ia ki frikën kritikës dhe atyre që injorojnë çdo gjë që ka njëfarë mundi dhe përpjekje për më tej. Përmendoret nuk u ngrihen kritikëve por atyre që kanë qenë kritikuar gjithë jetën dhe arritën atë që synuan.
Kështu që, aty ku je, si do ta zgjidhje ndryshe, si do ta bëje ndryshe atë që po bën? Çfarë idesh të reja mund të gjesh, konceptosh? Shkruaj të paktën 2-3 mënyra.
"Idetë mund të jenë jetë-ndryshuese. Disa herë e vetmja gjë që pritet nga ty është t'i hapësh derën edhe një ideje më shumë." - Jim Rohn