Një kuxhinier që s’di të gatuajë
Cilat do të ishin kërkesat për një të hyrë në punë si kuxhinier?
A. të dijë të gatuajë.
B. të ketë shkollim për kuzhinë
C .të jetë i mësueshëm akoma.
Po tani, jo të gjithë dinë të gatuajnë mirë, por ka njerëz që duan të punojnë që të kenë një rrogë për të mbajtur familjen. Si mund të punojë ai pa këto kërkesa? Të dish të gatuash duhet të kesh bërë ndonjë kurs ose ke dikë në familje që gatuan mirë dhe ke mësuar nga ata. Të kesh përvojë duhet të kesh punuar diku për shkak se dije të gatuaje. Por pak i kanë tëdyja?
Tani, hajde të imagjinojmë sikur të ketë "Fast-Food", zgara, restorante që te dera të shkruhet, nëse e gatuan vetë atë qëdo, do të bëj 20% ulje. A do të vinte njeri për ta bërë provë? Ka njerëz që dinë të gatuajnë dy gjëra, ata po vijnë të blejnëdiçka për të ngrejnë sepse e kanë larg shtëpinë ose nuk kanë mjetet për të gatuar diçka. Ja ku është ky "Fast-Food" me mjetet e duhura dhe ushqimet që mund të gatuash ti vetë. Cilat do të ishin të mirat nëse kjo ide do të vihej në praktikë:
Ky shembull i thjeshtë vërteton që ti mund të gjesh punë duke heq dy kërkesat e para që ka çdo vend por të mbash vetëm të tretën, të jetë i mësueshëm. Ose t'u krijosh njerëzve mundësinë të bëjnë krijimet e tyre me ushqimin dhe të paguajnë mëpak.
Trazojmë ide: A mund të vish ti me 2-3 ide të tilla, ku hiqen dy kërkesat e zakonshme për punë: Të kesh përvojë dhe të kesh diplomë. Çfarë të vjen në mendje, si puna e kësaj idesë më lart? Shkruaje me detaje 😉