20 Tetor

Ideja 20 Edhe një ide tjetër…

Mos ndalo me një apo dy ide, provo e provo pa ndalim. 

Një drejtues organizate thoshte: “Ajo që më duhet në fillim të një projekti ose fillim të vitit është thjesht një fjalë e duhur, një ide e mirë dhe kaq.”
Por nëse është vetëm një ide e vetme aq ngelet, një ide. Të gjithë ata që ti vlerëson sot, kompani të mëdha si "Apple" apo "Samsung", kanë patur pafund ide që janë provuar dhe kanë dështuar ose nuk e kanë parë kurrë dritën e diellit.
Steve Jobs pati disa dështime të mëdha ndër to "NeXT computer", "The Apple Lisa", "Macintosh TV"… por ai nuk ndaloi së provuari ide të reja dhe nga novacioni i tij dolën "iPod", "iPhone", "iPad", "Mac", "MacPro"… 

Ose e krahasuar në një mënyrë më të vogël me dështime më të thjeshta. Thomas Edison që zbuloi dritën elektrike, ai provoi 1.000 elementë derisa gjeti të duhurin. Madje ai tha se nuk ishin një mijë dështime, zbulova 1 mijë elementë që nuk bëjnë për këtë gjë. Thuhet që ai ka patur mbi 10.000 ide që kanë dështuar. Mund të thuash që ai ishte dështak i madh ose mund të thuash që ai nuk e kishte frikë dështimin sepse kjo e çoi të zbulonte kaq shumë gjëra. Ai ka 512-të patenta ndërkombetare (krijime që kanë vulën e tij) dhe mbi 1.000 patenta në Amerikë.
Mos e ki frikë dështimin dhe që ta largosh këtë lloj frike, meraku, duhet të kesh ide herë pas here pas here, gjithë kohës. Dhe të mos dorëzohesh kur ajo ide nuk del siç e prisje ti. Çdo dështim të çon një hap më afër krijimit tënd. 

Mund të duket zhgënjyese ose pa vlerë kjo lloj mënyre, që duhet të kesh ide të shumta derisa të vish te ideja që është e papame. Por që kjo të ndodhë s'duhet të kesh merak dështimin dhe të guxosh. Është si puna e palestrës. Ti shikon një djalë"Body Builder" dhe thua: "Çfarë trupi plot muskuj." Por fillimet kanë qenë të vogla, një vrap sot, një vrap nesër, një peshësot një peshë nesër, një pompë ulje-ngritje sot, një nesër. 

Trazojmë ide: Nëse mendon që s’të duhen ide më për filan gjë, po sikur të vish me 5-6 ide të tjera në lidhje me atë gjë?
Krijo një folder, një "notes" te telefoni, kompjuteri, një bllok me vete dhe çdo ide që të vjen në mendje shkruaje diku dhe mblidh e provo ide pafund. 

"Është e pamundur të jetosh pa dështuar në asgjë, vetëm nëse ke jetuar me shumë kujdes në çdo gjë. Po ajo lloj jete është, zëre se nuk ke jetuar fare, që automatikisht i bie, ke dështuar gjithësesi." J. K. Rowling


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ideja 49 Vetëm një fjalë

Ideja 49 Vetëm një fjalë
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>