27 Tetor

Ideja 21 Sa Më Qartë, Sa Më E Kuptueshme

Si mund ta bësh pyetjen ose shprehësh mendimin sa më troç.

Kur dëgjon një ide të re, kur merr një parim të ri dhe nuk po e kupton fare. Thuaje sërish me fjalët e tua. Për mua, mundohem ta them sa më katunarçe, sikur po ia them një burri të vjetër që nuk i njeh termat e reja, sa më thjesht dhe sa me qartë. 

 

Është e çuditshme sepse gjuha shqipe ka diku te 85- 90 mijë fjalë por një njeri di diku te 20-30 mijë fjalë por në nje ditë tëzakonshme ai përdor diku te 5.000 fjalë, por shumë janë të përsëritura, afërsisht janë 800-900 fjalë në ditë.
Gjithë këto shifra për të thënë, pavarësisht se mund të dish ose dimë shumë fjalë, në jetën e përditshme përdorim pak nga ato dhe në gjuhën e përditshme flasim shumë thjesht. 

Por ka njerëz që përdorin terma, fjalë të mëdha dhe ti s'e kap fillin fare çfarë po thotë dhe ku do të dalë. Dhe ta pyesësh për çdo fjalë të duket humbje kohe dhe ke merakun mos ndihesh keq kështu që bën sikur dëgjon dhe nuk ke marrë vesh asgjë. 

Thuaje sa më thjesht, sa me troç idenë që ta kuptojë edhe një fëmijë. Madje thuhet për shkak të shkurtimit tëpërqendrimit libri që të jetë "best-seller" duhet të jetë aq i thjeshtë për t'u kuptuar sa që një 12 - vjeçar mund ta lexojë dhe ta kuptojë.
Bëji idetë sa më të qarta, sa me troç, sa më të kuptueshme.
A mund ta kuptojë një fëmijë idenë tënde? Bëje një provë, thuaja një fëmije. Nese nuk e kupton, riformuloje edhe njëherë. Nëse do që të jetë efektive duhet të jetë sa me troç dhe sa më e qartë.

Trazojmë ide: Gjej 2-3 nga idetë e tua dhe imagjo sikur po të pyet një fëmijë 10 vjeç, sikur je në një program “Në kurthin e Piter Panit” po intervistohesh nga një fëmijë i çiltër 10 - vjeçar. Shkruaje më poshtë bisedën imagjinare, pyetjet që do të bëjë ai fëmijë nëlidhje me idenë tënde. 

"Nëse ke një vizion të qartë, do të bësh strategjinë e duhur. Nëse nuk ke një vizion të qartë, asnjë strategji nuk do t'ju bëjë punë.- Michael Hyatt


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ideja 49 Vetëm një fjalë

Ideja 49 Vetëm një fjalë
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>