15 Dhjetor

Ideja 28 Po sikur…

Sa fuqi kanë vetëm këto dy fjalë, lëri të ngacmojnë imagjinatën.

Do të doja që çdo takim skuadre të fillonte me këto dy fjalë, Po sikur… Sepse është e lehtë për t'u rehatuar dhe fikur imagjinatën. Mendoj që shumica e skuadrave apo personave nuk imagjionojnë aq sa duhet. Çfarë mund të ndodhë nëse çdo takim skuadre do të fillonte me këtë pyetje të thjeshtë: "Po sikur…" Do të lindnin ide pafund dhe shikonin gjërat, ngjarjet, projektet me një palë sy të rinj.
Bëje provë ti vetë në takimin e radhës që do të jesh me një grup nxiti të gjithë vetëm me këto dy fjalë dhe lëri të imagjinojnë ta shikojnë çdo gjë ndryshe.
Në muajt e parë kur kisha mbledhur një skuadër për të ëndërruar fillimin e një kishe me ritmin e kohës kisha të ftuar një mik nga USA, pastor i një kishe atje. U mblodhëm, e prezantova grupit shokun tim dhe i dhashë fjalën. Dhe po e gjete si e nisi bisedën ai? Po sikur…
Po sikur Altinin ta shtypi autobuzi, po nëse nuk është më për të drejtuar këtë skuadër, çfarë do të bënit?
Ra heshtje në gjithë dhomën... Unë mendova: "Ore ç'ka me mua ky?". Shaka. Por pastaj njëri pas tjetrit anëtarët e skuadrës filluan të ndajnë, jemi bashkë për shkak të një vizioni që është i qartë, e dimë çfarë po synojmë, e dimë ku po shkojmë dhe pse po e bëjmë këtë që po bëjmë. Ajo, "Po sikur…" e lidhi skuadrën tonë akoma më shumë rreth vizionit.
Disa herë në takimet/kafet me drejtues të ndryshëm që i pengojnë frikërat e ndryshme diskutojmë, po sikur… në forma tëtjera. E zemë sikur ke të gjithë njerëzit e duhur për skuadrën tënde, i ke të gjitha financat, çfarë do të bëje?
Duke hequr këto dy pengesa njerëzit u bënë shumë më shumë krijues ishte sikur t'i hiqje pengesat ose digën një lumi tëfuqishëm. 

Trazojmë ide: 

A bëjmë të njëjtën gjë, nëse ke çdo person që të duhet për skuadrën tënde, gjithë financat e duhura si do ta realizojeëndrrën tënde, nga do ta filloje së pari, si do të ecje, si do të vazhdoje?
Po nëse nuk do të kishe asnjërën, asnjë njeri që beson te ajo ëndërr dhe nuk ke financa, si do të vazhdoje? 

"Frika e ngordh kuriozitetin, këto të dyja nuk shkojnë shumë bashkë." - Warren Berger


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ideja 49 Vetëm një fjalë

Ideja 49 Vetëm një fjalë
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>