22 Dhjetor

Ideja 29  Të lutem bëj më shumë pyetje

Qëndrimi mirënjohës të frymëzon, qëndrimi kritik të bën përtac. 

Jetojmë në kohë ku informacioni është shumë i gjendshëm. Do të dish kur lindi Skënderbeu? Kërkoje në "Google". Do tëdish për Aleksandrin e madh? Kush është lumi më i gjatë, mali më i lartë dhe nuk e mban mend? Kërkoje në "Google". Po prit pak, kompjuterat janë të mirë për të dhënë përgjigje por nuk dinë të bëjnë pyetje, kjo është puna jonë.
Një fëmijë i moshës dy deri pesë bëjnë rreth 40 mijë pyetje thotë Warren Berger autori i “Më shumë pyetje të bukura”. Fëmijët janë shumë kuriozë dhe gradualisht zbulojnë gjërat të reja dhe kjo të sjell shumë gëzim. Në kohën e komunizmit, isha 16 vjeç kur ndryshoi sistemi, nuk kishim shumë hapësirë të bënim pyetje. Dhe një nga sfidat për mua si adoleshent ishte kur më pyeste dikush, po ti çfarë mendon? Pse, mund të kem një mendim ndryshe, mund të ngre pyetje në lidhje me këtë që the? Mendja ishte mësuar, pranoje siç ta thonë, mos bëj pyetje. Dhe kur lexova për herë të parë një Bibël, fillova sëpari me pyetje, po kjo, pse kjo, po këtu pse thuhet kështu? Fillova të ngrija pyetje në lidhje me çdo lloj informacioni qëgjeja dhe kjo më bëri të gjeja shumë përgjigje të duhura për drejtimin e jetës, besimin, gjëra që duhet zgjidhja. 

Neil Postman thotë një gjë të bukur: “Fëmijët vijnë në shkollë si pyetje dhe ikin prej saj si pika.” 
Po pse, çfarë ndodh në shkollë që fiken gjithë këto pyetje? Disa herë nuk ka kohë për gjithë pyetjet e tyre, kështu që fillon dhe fiket kurioziteti sepse s'ka kohë kush t'u përgjigjet atyre. Se shtjellimi i një pyetjeje mund të dojë aq kohe sa ç’i duhet mësuesit për të dhënë mësimin e ditës.
Disa herë bie vrulli kur një shok i tyre tallet me ta, si nuk e di ti këtë gjë? Frika e paragjykimit e fik dëshirën për më shumë pyetje por fik edhe kuriozitetin.

Kur ishte hera e fundit që ngrite pyetje në lidhje me diçka që po ndodh te puna, te shkolla? Herë pas here them te kisha qëdrejtoj: "Shkoni në shtëpi dhe lexojeni vetë Biblën, mos besoni shabllon çdo gjë që them unë, kërkoje vetë të vërtetën!"Madje thuhet në Shkrim, ata që shqyrtojnë dhe bëjnë pyetje janë më fisnikë. 

Trazojmë ide: 
Një nga pyetjet që më bëri gruaja ishte kur nisa këtë libër ishte: "Pse do ta shkuash këtë libër? Çfarë do të arrish?" Nëfillim të vjen të thuash, ti po dyshon qëllimin? Por në vend të kësaj ndalova një sekondë dhe reflektova arsyen; Pse?
Pyetjet sqarojnë qëllimin dhe të shtojnë pasionin.
Pse po shkon të ajo punë, te ajo shkollë, pse je lidhur me filanin, pse je martuar? 

"Një nga burimet më të mëdha të lumturisë është pasi shuhet një kuriozitet." - Dr. Linus Pauling 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ideja 49 Vetëm një fjalë

Ideja 49 Vetëm një fjalë
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>