29 Dhjetor

Ideja 30 Kur të rritem unë do të bëhem…

Pastaj rritesh dhe harron se cilat ishin ëndrrat e tua fëminore.  

Si do të ishte nëse do të mendonim aq lirshëm sa ç’mendojnë fëmijët? Të ishim po aq krijues dhe të silleshim lirshëm si ata? Po marrim vetëm anën pozitive, nuk po them që kur të jemi në urban të fillojmë të ulërijmë sa të tërbohet autobuzi qëtë marrim atë që duam tani. Ajo që dua të them, shpesh jemi strikt me veten, duhet të lëshohemi pak, si fëmijët.
A e ke parë si këndon ose kërcen një fëmijë? Sikur ska asnjeri vërdallë. Ndoshta s'po kërcejnë gjë ose s'po e kapin ritmin, po kujt i bëhet vonë, ata po kërcejnë.
Por kur rritemi e marrim veten më seriozisht se ç’duhet dhe kjo e frenon krijueshmërinë.
A ke parë sesi i thonë fëmijët idetë e tyre, pjesë-pjesë madje disa ide janë pa lidhje por e thonë. Sa herë ke qenë në njëtakim që e kishe një ide, po kishe merakun mos flisje sepse se kush e di sesa do të qeshin sepse je djegur disa herë dhe nuk është ndjesi shumë e mirë. Krijueshmëria nuk lind nga një ide e vetme, por një grumbull idesh mesatare, koti dhe disa tëmira. Si fëmijët, mos u bëj me fiksime, thuaje idenë tënde. Siç tha Einstein: se ideja e parë nuk është absurde, ka shumë gjasa nuk është ide e mirë.”
A ke parë ndonjë fëmijë të nxitojë për në shkollë? Jo jo kanë ritmin e tyre, ti je gati t'i tërheqësh por ata kanë ritmin e ngadaltë. Bëj një xhiro me fëmijë, ec ngadalë, vëzhgo njerëzit, dyqanet dhe kërko ide për sfidën që ke para, por pa ungutur. Kur e merr shtruar, i shikon gjërat me detaje.
A ke parë ndonjë fëmijë që t’i ndjekë me përpikmëri rregullat? Në fakt i edukojmë rrugës që të sillen mirë në një botëfikse. Që është gjë e mirë nëse fëmijë do të punojë në bankë ose ushtri ose shofer  por nuk do ta ndihmojë kur të vijëpuna për të zgjidhur problemet në mënyrë krijuese.
Ata nuk e dinë çfarë është e mundur dhe e pamundur janë të lirë për të ardhur me ide krijuese.
Mos ndalo së menduari si fëmijë, së krijuari si fëmijë, së zgjidhuri problemet në mënyrë praktike dhe të thjeshtë si fëmijë. 

Trazojmë ide: 
Si do ta zgjidhte vëllai ose motra ime e vogël? Nëse ke një sfidë, problem nëse nuk ke sajoje një  dhe shkruaj si do tazgjidhte motra/vëllai yt i vogël pesë ose gjashtë vjeçar atë situatë? 

"Çdo fëmijë është artist. Problemi është si të qëndrojë artist edhe pasi është rritur." -Pikaso 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ideja 49 Vetëm një fjalë

Ideja 49 Vetëm një fjalë
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>