2 Shkurt

Ideja 36 Do t’i Groposësh apo do t’i Zbulosh?

Brenda çdo personi “flenë” pafundësi idesh. 

Les Brown tha: “Varrezat janë vendi më i pasur në botë, sepse aty janë groposur të gjitha shpresat, ëndrrat, idetë që nuk u realizuan kurrë. Librat që nuk u shkruan kurrë, këngët që nuk u kënduan kurrë, shpikjet që nuk u ndanë kurrë me njeri, kurat që nuk u zbuluan kurrë. Dhe ndodhen aty sepse dikush kishte shumë frikë që të hidhte hapin e parë, të ndante idenë e parë dhe ta ndiqte ëndrrën e tij.” 

Sot jetojmë në kohë të tjera. Jetesa e një personi në nivel mesatar mund të krahasohet me jetën e një sulltani apo mbreti para qindra vitesh.
Sot shumica e njerëzve nuk mendojnë a ka diçka për të ngrënë, se më e pakta do të gjesh diçka në frigorifer ose njëbyrektore, market, fast-food në lagje. As nuk duhet të mendojme shpesh për ujin e përditshem. Apo frikën se mos këtë vit na pushton filan perandori. Ka shumë tensione dhe pasigurira, nuk diskutohet. Por jetojmë mes shumë pasurish që ishkojmë kot. Nuk po them pasuri financiare apo pasuritë e kohëve moderne.
Ajo që po them është se shumica prej nesh nuk ndjekin ëndrrat e tyre. Siç them, po një ditë do ta mësoj anglishten, gjermanishten… një ditë do të bëj filan trajnim… një ditë dua të shkruaj një libër… një ditë do të filloj një biznes… njëditë do ta mësoj kitarën…
Çfarë na pengon ta fillojmë sot, të hedhim hapin e parë sot? Pse e kemi marrë inat ditën e sotme dhe jemi të fiksuar te e nesërmja. Nesër, një ditë, pas një muaji, një viti. Ore sot, ç'do të bësh sot?!
Mos ia ki frikën hapit të parë. Sepse është si ajo loja me dominotë që shembin njëra - tjetrën. Filloje sot, shëmbe sot dominonë e parë.
Nuk të janë dhënë kot gjithë ato talente, aftësi që flenë brenda teje. Të janë dhënë për t'i dhuruar botës “botën” tënde. Për të ndikuar dikë, për të ndihmuar dikë, për të frymëzuar dikë… 

A do të gabosh? Që ç’ke me atë punë, por ama do të mësosh, do të shkosh një hap më tej. Cila është ana tjetër, të jetosh me keqardhje, po sikur, ah sikur? Mundësitë janë dy ose bota do të pasurohet nga ty ose varrezat do të pasurohet mëshumë. 

Trazojmë ide:
Çfarë fle brenda teje? Çfarë qëllimi ke? Çfarë idesh te vijne ne mendje? Çfarë janë 4-5 ide që do të doje t'i provoje që mëvonë të mos mendoje: "Po sikur t’i kisha provuar, tentuar, thënë, guxuar?"

"Shumica e njerëzve nuk po jetojnë sipas ëndrrave që kanë sepse po jetojnë më shumë sipas frikërave që kanë." -Les Brow
"Asnjë nuk mund të kujdeset pëëndrrën tënde sesa ti vetë." -Les Brown


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ideja 49 Vetëm një fjalë

Ideja 49 Vetëm një fjalë
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>