Tomas Edison nuk zbuloi vetëm llampën por një sistem novacioni.
Megjithëse ai njihet për zbulimin e dritës elektrike por nuk është se zbuloi vetëm një gjë. Kontributi i tij i vazhdueshëm solli një sistem novacioni, zbulime pa fund.
Ai ishte i pari që hapi qendër kërkimore dhe laborator. Dhe i pari që lidhi prodhimet dhe shitjet në një formë të re. Mëvonë idenë e tij e quajti “Fabrika e Inovacionit”.
Që nga njëra anë mund të thuash: "Po mirë, i zbuloi ai të gjitha, s'ka ngelur më gjë." Ai punonte me shumë njerëz afër që t'u “ngjiste” entuziazmin dhe dëshirën për të përmirësuar dhe zbuluar gjëra të reja dhe i trajtonte ata njëlloj si veten.
Ai kishte idenë: "Në fillim prodho pastaj organizo." Ulej dhe shkruante ide, çdo ide qe i vinte në kokë. Pastaj e organizonte apoe testonte nëse ajo ide do të ecte ose jo.
Që i bie, nëse ke një ide, mos vrapo vetëm pas saj. Shanset janë që ideja e parë është thjesht nxitëse, është ajo fija e shkrepses që u ndez, por vetëm se nuk bën shumë. Do ndihmën e një letre, disa ashkla druri pastaj ndizen drutë më tëtrashë dhe merr zjarri.
Shkruaj idetë, ide që sapo të vijnë, edhe nëse duken koti, edhe nëse nuk kanë shumë formë. Krijo një lume idesh, jo thjesht një të vetme.
Trazojmë ide:
Disa mënyra praktike për ta zgjeruar rrjedhën e ideve. Bëj një grup në "Ëhatsapp," "Facebook…" me 2-3 shokë/shoqe qëmendojnë si ty. Dhe çdo ditë hidhni të paktën një ide. Dhe një herë në dy javë mblidheni bashkë për t'i diskutuar. Kush janë personat e parë që të erdhën në mendje?
"Kur mendja e dikujt zgjerohet nga një ide e re, kurrë nuk kthehet më në dimensionet origjinale." - O. W. Holmes
"Kur guxon me ide të reja është si shahistët që lëvizin përpara, edhe mund të mundesh, por edhe mund të jetë fillimi i një loje që do ta fitosh." -Goete