2 Mars

Ideja 40 Idetë vijnë nga s’e pret

Bëj diçka ndryshe nga e përditshmja. 

Çdo fund viti një nga shkrimet që e lexoj me dëshirë dhe mezi e pres është lista e librave që kanë lexuar CEO-t gjatë atij viti. Shumica prej tyre synojnë të lexojnë një libër në muaj. Ajo që më duket interesante është se te lista e librave që kanëlexuar, jo të gjithe librat kanë të bëjnë me punën, kompanitë, organizatat që ata drejtojnë. Pse mund të ketë dëshirë dikush të lexojë burime që nuk janë të fushës së tij? Ajo që gjeta është se këta libra janë burim idesh edhe pse nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me ta.
Kështu që bëra një provë. Kur isha në fshat pashë sesi kushëriri im shartonte pemë. Mendimi i parë ishte: "Ç'më intereson mua, unë po drejtoj një ojf që ka të bëjë me njerëz, nuk ka lidhje me pemë, bujqësi, fshatin." Por pavarësisht kësaj i thashë atij të mëmësonte si krasitet një pemë e egër dhe kthehet në pemë të butë. Dhe me durim ai më mësoi sesi krasitet një mollë e egër në një mollë të butë dhe nga gorricë në dardhë. Madje provova edhe vetë të shartoja.
Ajo që mora nga ajo ditë ishte: shtë e njëjta gjë me njerëzit, ata vijnë nga bota “e egër” me të tjera ide, perceptime për gjërat, perspektiva për jeten dhe qëllimi im është t'i “shartoj” me vizionin e organizatës që drejtoj." Dhe nëse shartimi del me sukses unë do të kem drejtues shumë të zotë që do të shpërthejnë. Nëse shartimi nuk del me sukses, provoje edhe 2-3 herë të tjera, nëse ka akoma mundësi dhe nëse edhe atëherë nuk ka sukses është koha për ta “prerë” atë fidan që nuk jep frytet e duhura. 

Trazojmë ide: 
Çfarë gjërash mund të provosh ndryshe këtë javë? Gjëra praktike si rasti im në fshat ose të lexosh një libër, gazetë që nuk ka lidhje fare me atë që po bën? Radhit 1-2 gjëra që mund të bësh ndryshe dhe 1-2 libra të fushave që nuk kanë lidhje farëme atë që po bën ose do të bësh? 

"Pyetja nuk është kush do te me lejoje mua, por kush mund te me ndaloje mua." Ayn Rand


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ideja 49 Vetëm një fjalë

Ideja 49 Vetëm një fjalë
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>