9 Mars

Ideja 41 Mos e shko kot bukën?

Gjërat e hedhura mund të kenë vlerë.

Një nga gjërat që nuk shpërdorohej asnjëherë para viteve 90' ishte buka. Në fakt ishte nevoja më e madhe saqë shpesh pyetja ishte: "A ke bukë?" Por sot, buka dhe ushqimet shpërdorohen dhe jo vetëm ato, por shumë gjëra të tjera. 

Ka shumë nisma riciklimi, madje është pjesë e mësimeve në shkollë ndarja e mbetjeve në dy, gjëra që riciklohen dhe gjëra që nuk riciklohen. Madje aq mirë e kishte mësuar djali im i vogël saqë fillo t'i ndante nëpër qeset e duhura që nga ajo ditë. 

Ky koncept mendohet të ketë filluar 500 vite para Krishtit në Athinë, ku u caktua një vend për mbeturinat 2 km larg qytetit.
Në vitin 1031 Japonia ishte e para që filloi ri-përdorimin e letrës. Në 1865 organizata "Ushtria e Shpëtimit" në Angli filloi të mblidhte gjërat që nuk i donin njerëzit më dhe t'i ndante me ata që ishin në nevojë dhe në 1890 i njëjti program filloi nëUSA. Në 1904 rilloi riciklimi i aluminit në Amerikë. Dhe në kohën e luftës së parë botërore u theksua akoma më shumë riciklimi. Dhe vit pas viti, u theksua kjo gjë, derisa në vitin 2000 u lidh me ngrohjen globale, sa më pak mbeturina aq mëpak ngrohje globale.
Po përdorimi i ushqimeve dhe frutave? Në fshat shanset janë më të pakta që të shpërdorohet, sepse ushqimet e ngelura ua hedhin pulave. Frutat e ngelura bëhen reçel ose komposto.
Ose ideja krijuese e përdorimit të paletave prej druri, ide krijuese të shumë produkteve të tjera që janë përdorur një herë. Mjafton të kesh "Pinterest" dhe të kërkosh një ide krijuese dhe do të dalë sesi mund ta përdorësh atë. 

Trazojmë ide: 
Çfarë ka te shtëpia jote, puna, shkolla që po shkon kot, po shpërdorohet? Çfarë ideje ke ti, si mund ta ri-përdorësh atë gjënë një formë tjetër? Po sikur të kesh një ide më të çmendur, si mund të besh diçka të bukur, ta shesësh dhe të nxjerrësh fitim prej saj? Gati për t'i hedhur idetë në letër? 

"Nuk mund ta zgjidhim problemin me të njëjtën mënyrë të menduari që e krijuam atë problem." - A. Enstein.

"Vlerën e vërtetë të ujit e kuptojmë kur thahet pusi." -Thomas Fuller


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ideja 49 Vetëm një fjalë

Ideja 49 Vetëm një fjalë
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>