28 Korrik

Ideja 8: Merre Me Vete

Ka më shumë rëndësi të bësh pyetjen e duhur

Troç fare, ne mendojmë se gjëja parësore është të gjejmë përgjigjen e duhur. Në fakt, së pari ka rëndësi të bësh pyetjen e duhur se përgjigjja do të vijë vetë. Nëse e ke mendjen te kjo gjë do të përmirësohesh sesi të bësh pyetjet e duhura. Ne lidhje me shkollën, punën, jetën, familjen nëse bën pyetjet e duhura do të sigurohesh që po shkon në drejtimin e duhur. Sepse po gjete pyetjen e duhur, ti ke zgjidhur gjysmën e problemit. 

Një kafe e vogël në lagje që ka gjithësej rreth pesë tavolina brenda dhe pesë jashtë por është në pozicion të mirë, kalojnë shumë njerëz. Pyetja që bëri ishte: "Si të rris klientelën?" Ai bëri rinovime, lyerje, ndërroi karriget, bëri disa ndryshime, por përsëri aq vend kishte, nuk e zgjeronte dot ambjentin. Dhe nuk mund t’u thoshte njerëzve: "Çohu tani se e mbarove kafen, hapi vendin tjetrit." Përsëri ngelet pyetja, si të rris klientelën por në këtë hapësirë që kam? Derisa pyetja ndryshoi, jo si të rris klientelën, por si të shes më shumë kafe/çaj/lëngje. Ai filloi duke ofruar "take away" (merre me vete). Sepse disa duan të ulen dhe të rehatohen por disa duan vetëm të marrin kafen me veta dhe ta pinë te puna. Nëse do të ofronte vetëm një variant ose pije kafen këtu ose ik, i bie që humb një pjesë të madhe klientësh. Kafeneja është plot me klientë dhe shumë marrin kafen/çajin dhe ikin.
Duke e formuluar pyetjen në forma të ndryshme do të ndihmojë ta shikosh problemin në kënde të ndryshme. Pyetja për kafenenë u bë, si të shes më shumë produkte? Dhe jo si të largoj këta që kanë mbaruar kafen. Formulimi i ri i pyetjes solli rezultate të reja.

Trazim idesh: 
Cili është problemi ose sfida që po has ti në këto momente? Shkruaje. Tani riformuloje në forma të ndryshme, në sa më shumë që ke mundësi. Mund ta formulosh problemin në forma të ndryshme dhe kur e gjen pyetjen e duhur ke arritur 50% të zgjidhjes së problemit. 

"Menduam se i kishim përgjigjet, por në fakt po bënim pyetjet e gabuara." - Bono 

"Ai që bën pyetje duket budalla për pesë minuta, ai që nuk bën pyetje ngelet budalla gjithë jetës." 
- Fjalë e Urtë Kineze 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ideja 49 Vetëm një fjalë

Ideja 49 Vetëm një fjalë
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>