30 Shtator

Intuita e Liderit!

Jezusi e gjen diagnozën dhe bën përshkrimin e “ilaçit” te Mateu 9:35–38 
Lideri më i madh që ka njohur historia, Jezu Krishti, na mëson në këtë pasazh sesi është radha e duhur për të ndarë një vision.
Liderat kanë tendencën të hidhen sa në një vizion në tjetrin. Pse? Sepse nuk kalojnë kohë mjaftueshëm që ajo nevojë që ata shikojnë, t’iu bëhet si gur i rëndë, t’iu peshojë në zemër.
Në fillim krijohet një si barrë e madhe ndaj një nevoje që shikon dhe beson që Zoti po të kërkon ty për ta plotësuar atë, pastaj vjen vizioni (si mund të bëhet më mirë).
Ja ta shikojmë se cila ishte radha që ndoqi Jezusi dhe modeli që na dha: 

  • Ai pa një nevojë. Ndërsa po udhëtonte nëpër fshatra, Ai pa nevojat e tyre (vv. 35, 36).
  • Ajo që pa iu kthye në barrë, ngarkesë: Ai e dalloi problemin: “Duhen më shumë punëtorë.” (v. 37).
  • Ai ndau vizionin: Dha përshkrimin e “ilaçit” për këtë barrë të madhe (v. 38).

Lideri, quhet lider i kohës nëse po plotëson nevoja që janë aktuale, të kohës. Kështu që, rregullisht duhet ta ndalojmë vrullin dhe të shikojmë nevojat dhe ta ndjejmë, të na “kërcasë” zemra për atë që shikojmë. Pastaj të ndajmë vizionin që e plotëson atë nevojë, si e shikojmë në të ardhmen, të ndryshuar. 

Cilat janë nevojat që ka komuniteti ku je ti? Së pari, a i dallon dot cilat janë? Së dyti, a të rëndojnë në zemër? Së treti, çfarë mendon të bësh për këtë gjë? 

Pasazhin e Shkrimit mund ta lexosh te ky link: https://www.bible.com/bible/7/MAT.9.ALBB


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Pjetri, Lider i Veçantë?

Pjetri, Lider i Veçantë?
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>